• Latest
  • Trending
  • All

Emërimet në Kushtetuese, Venecia i jep të drejtë Metës

30/05/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Emërimet në Kushtetuese, Venecia i jep të drejtë Metës

30/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutese, i jep të drejtë, ashtu si dhe në variantin e parë të muajit mars, pozicionit të mbrojtur nga Kreu i Shtetit. Teksti kundërshton gjithashtu propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë.

Përplasjet për emërimet u provokuan nga numri i vogël i kandidatëve, që mund të kualifikoheshin për gjashtë vende vakante (tre që duheshin emëruar nga Presidenti dhe 3 nga Parlamenti). Emrat në garë figuronin njëkohësisht në listat e të dy institucioneve.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ndërsa presidenti Meta emëroi një nga tre kandidatët e listës së parë të tij, ai vendosi pezullimin e emërimit të kandidatit të listës së tij të dytë, duke e motivuar këtë me faktin se secili nga institucionet duhet të bënte emërimet me radhë. Dhe sipas Kreut të Shtetit, do të duhej që parlamenti të zgjidhte kandidatin e radhës nga lista e tij e parë. Nga ana e saj, shumica pati një interpretim tjetër. Sipas saj, dispozita kushtetuese, më shumë se sa rendin e emërimeve, përcakton sekuencën e të drejtës për të emëruar, duke qenë se Gjykata rinovohet çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve të saj.

Për këtë arsye, Parlamenti e konsideroi automatikisht të emëruar kandidaten Arta Vorpsi, e para në listën e dytë të presidentit, dhe vetë zgjodhi në një seancë të vetme, dy emra nga dy listat e veta, ndonëse në të dyja rastet nuk pati tre kandidatë, siç përcakton Kushtetuta.

Sipas Komisionit të Venecias, “në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosura nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës. Për më tepër, nëse Presidenti do të kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët minimalisht të kërkuar nga Kushtetuta. Rezervat për shkak të kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara”, shprehet Komisioni i Venecias, duke shtuar që “pavarësisht se cili interpretim ishte i saktë, të dy organet emëruese duhej të ishin mbledhur dhe të kishin arritur një pozicion të përbashkët përpara se të vazhdonin procedurën”.

Ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit për vendimin e tij për të pezulluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit të tij nga lista e dytë, ndërkohë që socialistët e cilësuan si shkelje dhe vlerësuan të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi.

“Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij për një kandidat menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Parlamentit. Në këto rrethana, duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi betimin e gjyqtarit që u konsiderua i emëruar automatikisht”, vlerëson Komisioni i Venecias.

Rasti i zonjës Vorpsi, e cila sipas shumicës duhej konsideruar e zgjedhur automatikisht pasi Presidenti nuk pranoi betimin e saj, bëri që socialistët të ndërmerrnin një nismë ligjore për të anashkaluar betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm para Kreut të Shtetit. Por dhe për këtë ekspertët e Venecias janë shprehur kritikë.

“Sipas mendimit të Komisionit, kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të jepet “para” Presidentit. Për më tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë. Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, një dispozitë e formuluar më qartë mund të miratohet në nivelin kushtetues”, – vlerëson Draft – Opinioni.

Përplasja për emërimet i shtyu socialistët që këtë temë ta shtonin në argumentat e Komisionit të posaçëm parlamentar, që po shqyrton prej më shumë se 10 muajsh shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ngritur fillimisht për shkak të vendimit të tij të qershorit të vitit të kaluar për të anulluar zjedhjet vendore, duke dekretuar më pas një tjetër datë për votimin. Por sipas Komisionit të Venecias, “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Në përfundimet e tyre, ekspertët e Venecias e shohin tejet problematike situatën e krijuar në Shqipëri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk janë plotësisht funksionale. Sipas tyre “kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve”, duke vlerësuar se “procedura e nevojshme e vettingut pati efekte më të gjera nga sa parashikohej fillimisht. Ndër të tjera, si pasojë e procedurës gjithëpërfshirëse të verifikimit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë jofunksionale”, apo dhe se “problemet në zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë përkeqësuar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti që procedura është bërë objekt i luftës ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit”.

Draft – Opinioni jep dhe disa rekomandime lidhur me çështjen e emërimeve. “Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KED duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emërues do të rrezikojnë të mos jenë në gjendje të bëjnë një zgjedhje midis 3 kandidatëve, siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të merret me këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos jetë prononcuar, KED-ja duhet t’i dërgojë listat në Kuvend, sapo Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij / saj, ose pas 30 ditësh nëse ai / ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim”.

Rekomandime jepen dhe lidhur me rolin e KED-së, një institucion ndaj të cilit Komisioni ka shprehur kritika për mungesë transparence, duke kërkuar që “Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues për hir të transparencës dhe besimit të publikut në procedurat e verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve”.

Po ashtu, sa i përket vettingut , Komisioni vlerëson që “ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të ecin drejt përmbylljes, duhet të vlerësohet nëse rregullat e zbatuara janë të përshtatshme dhe lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit, veçanërisht në rast se vettingu i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, sidomos të atyre të niveleve të larta”.
Draft – Opinioni mbyllet me një thirrje për “nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim besnik midis institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të respektohen, në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmonë duke kërkuar përfitimin më të mirë për qytetarët e Shqipërisë”.

Previous Post

Tom Cruise në hapësirë, NASA bie dakord për xhirimin e filmit “Mission, Imposible 7”

Next Post

Italia reagon ashpër ndaj shteteve që e izoluan dhe hapet për turistët, hiqet karantina për të huajt

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Italia reagon ashpër ndaj shteteve që e izoluan dhe hapet për turistët, hiqet karantina për të huajt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.