Rëndohet dosja për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Krahas të dhënave të dërguara nga EUROPOL, Elvis Rroshi po hetohet edhe nga DEA Amerikane për trafik droge dhe pastrim parash.
Kjo saktësohet në materialin e mbërritur nga Zvicra për Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë dosje, thuhet se Rroshi është arrestuar në Zvicër në vitn 1993 për përdorim droge, më pas është i është refuzuar kërkesa për azil dhe është dëbuar.
Në korrik të vitit 1997 ai ka hyrë përsëri në mënyrë ilegale në Zvicër dhe ka kërkuar azil. Është arrestuar në gusht të 1997 dhe është dëbuar sërish për në Shqipëri. Në vitin 2015, DEA Amerikane ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një person të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.
Enver Rroshi është njëri ndër 5 emrat e Ervis Rroshit, të cilat nuk i kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. Të dhëna të tjera nga hetuesit amerikanë për Rroshin nuk ka. Ndërkohë, kryebashkiaku i Kavajës mbahet i arrestuar në paraburgim.















