Eliza Dushku, aktorja më origjinë shqiptare, nuk nguron asnjëherë të tregojë për vendin e origjinës së saj, qoftë në evenimente , intervista e kudo shfaqet. Në profilin e saj në Instagram , aktorja më famë hollywoodiane ka ndarë një foto në cilën shfaqet duke bërë më duar simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën.
Eliza i ka kujtuar ndjekësit e saj rreth dokumentarit për Shqipërinë që ka realizuar disa vite më parë, i cili vjen si një kërkim i rrënjëve të saj duke treguar kulturën shqiptare.
“Ky vend i vogël me një zemër të madhe ka kaluar dekada në izolim dhe ne ishim mjaft të ngazëllyer që mundën të realizonin një nga dokumentarët e parë duke eksploruar kulturën mahnitëse, historinë dhe jetën e ditëve të sotme të njerëzve tanë në këtë tokë,”-përfundon Dushku.























