• Latest
  • Trending
  • All

Eliminimi i Vuçiçit me recetën e Gjingjiqit

20/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Eliminimi i Vuçiçit me recetën e Gjingjiqit

20/05/2016
in Lajme

Nga Agim Popoci

Serbia kaloi 10 ditët më të tmerrshme në historinë e re. Dhe pavarësisht se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shkarkoi të gjithë drejtorët e Drejtorive të Policisë dhe krijoi idenë se po e pastron policinë, ai kurr nuk ka qenë më i rrezikuar se tani. Vajin në këtë zjarr e hedhë edhe Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili sulmet ndaj tij nga mediat e Beogradit dhe “drejtëshkrimi” i këtyre shkrimeve, thotë se i kujton vitin 2003, kohë kur u vra kryeministri serb, Zoran Gjingjiç dhe i tërheq vërejtjen homologut aktual Vuçiq.
Nga komploti me djalin e Vuçiqit deri tek deklarata e Gjukanoviçit janë zhvilluar shumë ngjarje në tokën serbe, por përveç sjelljes së Beogradit ndaj kryeministrit të Malit të Zi çfarë na kujton vitin 2003 dhe vrasjen e kryeministrit serb Gjingjiç.
Ndoshta parashikimet e zyrtarëve të lartë serbë që rrëfehen për një të përditshme dhe flasin për eliminimin e kryeministri serb Vuçiq nga shumë njerëz mund të duket e tepruar, por analiza e vrasjes së kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç nuk të çon në tjetër rrugë. Dhe jo vetëm kaq!
Në kohën kur u vra Gjingjiç po përgattitej një aksion i madh kundër krimit të organizuar në Serbi. U fol për “Librin e bardhë”, shumë nga kriminelët munguan aty madje “Klani i Zemunit” nuk përmendej ndërsa aksioni për kapjen e vrasësit nga retrospektiva e sotme thjeshtë ishte një dështim i madh. Sot, këtë e din Vuçiqi, dhe ka arsye për frikë, sepse u fol për aksionin e madh “Sabla” ku arrestuan 12 mijë vet, por janë vetë 54 persona ndaj të cilëve u ngritë padi penale, edhe pse bëhej fjalë për një strukturë polciore që po bëhej gati për fillimin e një lufte të madhe kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Kur Gjukanoviç thotë kujdes, ai jo vetëm që njehë tokën serbe por edhe nëntokën e saj, dhe nuk duhet neglizhuar edhe faktin se prapa hekurave është trafikanti më i madh i kokainës në Ballkan, Darko Shariç i cili jo vetëm që është nga Mali i Zi, por veprimtarinë e tij e njeh shumë mirë, Milo Gjukanoviç. Pastaj, pse u shfaq si papritur grupi i policëve serb, “Fronti Social-Policor” kjo vetëm me kaosin e mundshëm që mund të shpërthej në Serbi nuk ka.
Krimi që mbjelli për më shumë se 30 vjet shteti serb në Serbi, për ti bërë dëm shteteve që lindën nga Ish-Jugosllavia, nuk e kishte farën në këto shtete, por për fatin e keq të serbëve, në vet shtetin serb. Dhe ata nuk janë kot aty, tani ata vetëm po paguajnë faturën…

Mafia e policisë serbe është nisur në kundërsulm

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Implikimi i djalit të kryeministrit Aleksandar Vuçiq me përleshjen në pub-trapin “River” në Beograd, sulmi i disa mediave ndaj Milo Gjukanoviçit dhe paralajmrimi i grupit të policëve serb, “Fronti Social-Policor” se mund të vij deri tek kaosi në Serbi, janë pjesë të sulmit të sinkronizuar, qëllimi përfundimtar i të cilit është kriminalizimi dhe eleminmi I kryeministrit të Serbisë, sipas recetës me të cilën është eliminuar Zoran Gjingjiç. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Alo” duke ju referuar një zyrtari të lartë shtetëror serb.

Përpjekja që djali i kryeministrit Aleksandar Vuçiq të akuzohet për përleshjen në pub-trapin “River” në Beograd, sulmi i disa mediave ndaj Milo Gjukanoviçit dhe komunikata e një grupi policësh, që veten e quan “Fronti Social-Policor”, se mund të vij deri tek kaosi në Serbi, janë pjesë të sulmit të sinkronizuar, qëllimi përfundimtar i të cilit është që kryeministri i Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të kriminalizohen dhe eleminohen sipas recetës me të cilën është eliminuar Zoran Gjingjiç. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Alo” duke ju referuar një burimi nga kreu shtetëror serb.
Pas këtij sulmi, thekson burimi, qëndron një pjesë e policisë serbe e lidhur me nëntokën, e cila me elimnimin e kryeministrit do të mbaj pozicionet e saja dhe do të parandaloj zbulimin e lidhjeve të policisë me kriminelët.
“E gjitha kjo, për fat të keq, të kujton disa gjëra që kanë ndodhur në vitin 2003, që i ka vërejtur edhe vet Gjukanoviç, duke aluduar në atentatin e Zoran Gjingjiçit. Vuçiq ka porositur se nuk ka frikë dhe shteti do të jetë më i fortë se të gjithë ata që bëjn përpjekje për ta rrëzuar, sikur të fshehen ata edhe nëpër polici, sqaron bashkëbiseduesi i “Alo”.
Të kujtojmë, Milo Gjukanoviç është akuzuar nga an ae disa mediave se po përgatitë “sulmin mbi Serbinë”, ndërkohë që kryeministri i Malit të Zi identifikoi “dorëshkrimin e vitit 2003” dhe i tërhoqi vërejtjen Vuçiqit se këto shkrime në fakt janë drejtuar kundër tij. Vuçiq e falemnderoi për kujdesin, duke theksuar se deklaratat e Gjukanoviçit “nuk janë shumë larg nga e vërteta”.
Që për të gjitha çfarë po ndodhë, ndikim të madh kanë edhe disa struktura në polici, flet edhe reagimi i ashpër i Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ndaj komunikatë së “Frontit Social-Policor” ku shprehet frika se mund të shkaktohet “pakanqësi në rradhët e punonjësve të MPB, të cilat nuk mund të kontrollohen” dhe që mund “të sjellin pasoja serioze”. Stefanoviç këtë komunikatë e sheh si kërcënim serioz për shtetin dhe përpjekje për të nxitur gjendjen kaotike në shoqëri, në momentin kur Serbia ka nisur ndryshime rrënjësore dhe serioze, brenda në polici. Sipas tij, përpjekje të tilla “kemi parë edhe para 12 viteve”. Mirëpo, ministri porositë se shteti nuk do ta toleroj një gjë të tillë. ”E di se numri më i madh i anëtarëve të të gjitha sindikatave të policisë nuk mendon që në çfarëdo lloj mënyrë të rrëzoj sistemin shtetëror,” tha Stefanoviç duke shtuar se pikërisht për shkak të këtyre njerëzve, por edhe qytetarëve të thjeshtë, nuk do të lejoj që pakica në çfarëdo lloj mënyre të fus trazira të caktuara në Serbi.
Ministri theksoi se për komunikatën e ka informuar edhe Kryeministrin dhe drejtorin e Shërbimit secret Serb, BIA,  në mënyrë që ata të marrin masat e mëtejme të domosdoshme, dhe të hetohen disa qëllime të fshehura të cilit do njeri në MPB.

Nuk jam vetëm…

Hetimi për rastin “River” po shkon drejtë zbërthimit të plotë të komplotit kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç shkruan “Alo”, polici i cili ka firmosur raportin zyrtar në të cilën shkruan se Danilo Vuçiq ka rrahur portierin Vladimir Stojkoviç ka rënë në testin e së vërtetës, por duke mos pranuar se kush e ka urdhëruar që të bëj akuzë të rreme ndaj djalit të kryeministrit.
“Ai është marr në pyetje sapo u kthye nga leja e zakonshme. Ra në poligraf. Kur e pyetëm se kush i tha që të shkruaj në raportin zyrtar se Danilo Vuçiq e ka goditur portierin dhe kush qëndron mbrapa komplotit, nuk dëshiroj të jap ndonjë emër. Vetëm tha: ”Mos më bëni mua përgjegjës, nuk jam vetëm,” bën të ditur një zyrtar i lartë i shërbimit të sigurisë për të përditshmen serbe “Alo”.
Se dikush ka bërë përpjekje që edhe në këtë mënyrë ta kriminalizoj Vuçiqin dhe familjen e tij, flet edhe deklarata e Stojkoviçit dhënë policisë, sapo u kthye nga Brazili, që Danilo Vuçiq nuk e ka rrahur. Hetimet kanë konfirmuar se rrahja është shkaktuar në mes të portierit dhe Dejan Kekiçit, dhe se djali i Vuçiqit, në këtë mbrëmje, ishte larg Stojkoviçit të paktën 50 metra.

Gjukanoviç porositë kryeministrin serb Vuçiq

Dorëshkrimi i ngjashëm me vitin 2003
Milo-Gjingjic
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se “dorëshkrimi” i disa shkrimeve në disa gazeta të Beogradit, është shumë i ngjashëm me atë të vitit 2003, e kryeministrit serb Vuçiq në shenjë falemnderimi për sheqëtsimin, e porositë se shteti serb është shumë më i fortë nga ata që dëshirojnë ta rrëzojnë.
“Të gjitha ato që janë paraqitur në opinion, në dhjetë ditët e fundit, edhe sa i përket klimës së krijuar, kolegu im Gjukanoviç nuk është larg së vërtetës. Atyre që bëjn këtë gjë, as nuk dua dhe as nuk dua t’iu tërheq vërejtjen, vetëm dua ti lus që të mos e përçmojnë shtetin serb, sepse do të reagoj më shpejtë dhe më fortë se sa që mund ta imagjinojnë,” tha Vuçiq duke shtuar: “Mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se përmes strukturave të ndryshme të sigurisë dhe problemve, do të arrijnë ta rrëzojnë shtetin e Serbisë dhe të ngadhnjejnë ndaj organeve shtetërore,” theksoi kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së agjensisë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug” për të komentuar reagimin e kolegut të tij nga Mali i Zi ndaj shkrimeve mbi gjoja planin për të “goditur” mediat e pavarura në Serbi.
“Shteti është shumë më i fortë. Do ta shihni brenda një kohe shumë të shkurtër,” tha Vuçiq duke shtuar se e falemnderon Gjukanoviçin për shqetësimin e treguar ndërsa shtoi se në Serbi gjithmonë ka qenë më e vështirë të merresh me politikë se në cilin do vend tjetër, por, me të qeshur tha, “tek ne magjia është më e madhe”.
Kryeministri i Serbisë theksoi se Serbia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore, në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm prej se Mali i Zi u bë shtet i pavarur. “Kemi marrëdhënie të mira miqësore edhe me kryeministrin Milo Gjukanoviç dhe i jam mirënjohës për shqetësimin e treguar,” tha Vuçiq.
Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi deklaroi me rastin e disa shkrimeve në gazetat e Beogradit se po përgatitë sulm ndaj mediave të pavarura në Serbi, se këto skenare nuk po e shënestrojnë atë, por beson se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të deshifroj në mënyrë të drejtë drejtëshkrimin e këtyre teksteve të cilat të kujtojnë shumë vitin 2003.

Flet Milo

Mediat e Beogradit publikojnë lajmin, duke ju referuar burimeve anonime se kryeministri i Malit të Zi po përgatitë sulm ndaj mediave të pavarura në Serbi, që ndër të tjera përfshinë diskreditimin e këtyre mediave, duke i etiketuar si “mafia mediatike”, duke fabrikuar komplote të rreme dhe procese gjyqësore, kërcënime dhe rrahje të gazetarëve të pabindur. Pas këtij aksioni mediatik kundër kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përgjigjet:
“Fjala është për një marrëzi të paparë, dhe kjo natyrisht, nuk ka të bëj fare me të vërtetën, tha kryeministri i Malit të Zi në një intervistë ekskluzive për agjensinë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug” duke tërhequr vërejtjen: “Më duket se kjo është shprehje e shqetësimit të përsëritur të strukturave të sigurisë dhe atyre mediatike, të shkaktuara nga reformat që po zbaton Serbia. Madje besoj se ky skenar nuk më dedikohet  ekskluzivisht mua. Besoj që kolegu dhe miku im në Beograd, Aleksandar Vuçiq do të deshifrojë në mënyrë të drejtë, drejtëshkrimin e këtyre teksteve të cilat të kujtojnë shumë vitin 2003.”

Çfarë po ndodhë në trekëndshin Milo, Kurir, Vuçiq

Kur Milo e do kryeministrin e Serbisë…

Pse kryeministri malazez i tërheq vërejtjen kolegut serb se “drejtëshkrimi” i disa gazetave të Beogradit i ngjanë shumë atij të vitit 2003, dhe Vuçiq e porositë se nuk është larg nga e vërteta por nuk duhet përçmuar shtetin serb, shkruan e përditshmja serbe “Politika”

Në ditët ku Zv/kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiç po qëndronte në vizitë zyrtare në Serbi, kur pas takimeve në Beograd, të gjithë bashkëbiseduesit me rradhë  nga Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq e Maja Gojkoviç theksojnë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë mira e madje shumë të mira, deklarata e çuditshme e Milo Gjukanoviçit tregon se, të paktën, diçka nuk është në rregull, shkruan në editorialin e saj e përditshmja serbe “Politika”!
E që diçka vërtetë nuk është në rregull, vëzhguesit e zhvillimeve politike menduan që kur për të njejtin shkak, për tekstin e publikuar në një revistë, vetëm një orë më vonë ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fakt, e përdtishmja serbe “Kurir”, publikoi të martën se kryeministri i Malit të Zi po përgatitë sulmin ndaj mediave të pavarura në Serbi, e Gjukanoviç përgjigjet duke i tërhequr vërejtjen kolegut të tij serb, Vuçiq se “dorëshkrimi” i disa shkrimeve i përngjanë shumë shkrimeve të gazetave të Beogradit në vitin 2003. Që situata e jashtëzakonshme të merrte rëndësi edhe më të madhe, u gjet edhe Vuçciq që të thotë diçka, i cili me falemnderimin e Gjukanoviçit për shqetësimin, porositë që shteti serb është më i fort nga ata që duan ta rrëzojnë
Mirëpo, sipas atyre që mbështesin “Kurir”-in për shkrimet e tij, qëllimi i Gjukanoviçit nuk është shteti serb por rrëzimi i Vuçiqit dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç. Lexuesëve të kujdesshëm u takon të interpretojnë se kush është në gjithë këtë rrëfim kundër kujt, dhe cilat janë arsyet, sepse askush nuk thekson burimet dhe faktet konkrete – kryesisht paraqitet në formë dyshimi, deklaratave të papërcaktuara, vëzhgimeve personale dhe konkluzioneve. Ndoshta edhe nuk ka ndonjë lidhje direkte, por nuk ka asgjë të keqe, që në kuadër t ëkësaj kakofonie, të theksohet se në të njejtën kohë para Gjykatës Speciale në Beograd po zhvillohet procesi i madh kundër narko-bosit, Darko Shariç, me prejardhje nga Mali i Zi. Dhe se Gjukanoviç dhe Vuçiq, njëri tetrin e thërrasin mik.
Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se skenaret në mediat e Beogradit në fakt “shënjestrojnë” atë dhe se beson se Vuçiqi do të deshifroj në mënyrë të drejtë, drejtëshkrimin e këtyre teksteve të cilat i kujtojnë atë të vitit 2003.
“Fjala është për një marrëzi të paparë, dhe kjo natyrisht, nuk ka të bëj fare me të vërtetën. Më duket se kjo është shprehje e shqetësimit të përsëritur të strukturave të sigurisë dhe atyre mediatike, të shkaktuara nga reformat që po zbaton Serbia,” tha kryeministri malazez Milo Gjukanoviç për  agjensinë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug”.
Paraprakisht e përditshmja serbe “Kurir” kishte bërë të ditur se kryeministri malazez po përgatit sulm mbi mediat e pavarura në Serbi, që ndër të tjera përfshinë diskreditimin e mediave, etiketimin duke i quajtur “mafia mediatike”, përgatitjen e komploteve të rreme  si dhe proceseve gjyqësore, kërcënimeve dhe rrahjen e gazetarëve të pabindur. Kjo është, sipas gazetës në fjalë, receta e Gjukanoviçit për mediat e papërshtatshme në katër etapa, që janë “deshifruar” edhe në komunikatën e tij.
“Zoti Gjukanoviç, ne nuk shkruajmë me shifra, kjo është mënyrë e Drako Shariçit. Publikimin e recetës sonë për presion në media e kanë konfirmuar edhe kolegët tanë në Mal të Zi: Milka Miloviç (Drejtor ekzekutiv i të përjavshmes “Monitor”), Mladen Milutinoviç (u. d. Kryeredaktorit të gazetës “Dan”) dhe Zhelko Ivanoviç (Drejtor i gazetës “Vijesti”)”, thekson “Kurir” në shënimin redaksional.
Mirëpo, është e qartë se deklarata e Aleksandar Vuçiqit është e neglizhuar pas asaj të Gjukanoviçit, se: “Të gjitha ato që janë paraqitur në opinion në dhjetë ditët e fundit, edhe sa i përket klimës së krijuar, kolegu im Gjukanoviç nuk është larg së vërtetës. Atyre që bëjn këtë gjë, as nuk mundem dhe as nuk dua t’iu tërheq vërejtjen, vetëm dua ti lus që të mos e përçmojnë shtetin serb, sepse do të reagoj më shpejtë dhe më fortë se sa që mund ta imagjinojnë.”
Njëri ndër ata që mendojnë se Gjukanoviç ka nisur sulmin drejtë Vuçiqit dhe Nikoliçit është Andrija Mandiç, lider i Demokracisë së re Serbe (NOVA), parti kjo opozitare në Mal të Zi. Ai për “Politika” sqaron se nuk ka të dhëna konkrete, por “ekziston një rregull tek sjellja e Gjukanoviçit kur është fjala tek liderët në Serbi”, në veçanti kur dikush nga Serbia bëhet favorit i bashkësisë ndërkombëtare ose lider rajonal, Gjukanoviç lëviz kundër këtij politikani. “Kjo gjë ka ndodhur me Koshtunicën, më pas me Tadiçin, e pas vizitës së Vuçiqit në Berlin dhe pritjes që iu bë, nuk jam i befasuar se po përgatitet ndonjë platformë e tillë medatike për të vepruar në Serbi,” thekson Mandiç, e në pyetjen se çfarë duhet të mendoj Gjukanoviç për këtë, se mos bëhet ndonjëherë lider rajonal, kryetari i NOVA thekson se gjithë karriera shumëvjeçare politike e Gjukanoviçit ishte në funksion të ndërtimit të pozitës së tij personale. E pastaj, shton Mandiç, disa njerëz si Gjukanoviçi  humbin masën, duke mos kuptuar se Mali i Zi është shtet i vogël, me burime modeste ekonomike si dhe resurse tjera.
Në konstatimin se siç duket Vuçiq nuk mendon kështu, dhe se e ka felmnderuar Gjukanoviçin për kujdesin e shprehur, Mandiç (parti e të cilit është në lidhje partneriteti me SNS-m e Vuçiqit) tha se nuk është arbitër në mes të Vuçiqit dhe Gjukanoviqit: “Thjeshtë vlerësoj sjelljen e Gjukanoviçit dhe mendoj se e njoh më mirë se Vuçiqin. Ai më shumë i kishte borxh Milosheviçit, madje edhe Tadiçit, se sa që i ka borxh Vuçiqit. Në fund të fundit, deri para disa vitesh, derisa SNS nuk mori pushtetin në Serbi, si presidenti Nikoliç ashtu edhe kryeministri Vuçiq ishin shënjestër e sulmeve të egëra që udhëhiqeshin nga Gjukanoviç. Madje ata ishin shpallur ekstremist kyç nga rajoni dhe rrezik i madh për Malin e Zi e më gjërë.” Por Mandiç thotë, se për dyshimet e tij nuk kishte biseduar me Vuçiqin. Ka kohë që nuk ka qenë në Serbi, dhe përveç kësaj thotë se merret me politikë në Mal të Zi. E Gjukanoviçi, shton ai, është problem më i madh i Malit të Zi.
Ndërsa analisti i njohur politik serb, Dushan Janjiç vlerëson se vetëm ideja që Milo Gjukanoviç me resurset që ka Mali i Zi mund ta okupoj Serbinë është kulmi i shkatërrimit të Serbisë dhe dinjitetit të qytetarëve të saj. Sipas tij, dy janë qëllimet e rrëfimeve të tilla: “Që të shkaktohet konfuzion rrreth marrëdhënieve të ndërsjella  të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe që pjesa e opozitës së Malit të Zi, për të cilën besohet se është proserbe, të inkurajohet  në mënyrë që të shkarkohet Gjukanoviçi nga pushteti “. Janjiç i jep të drejtë Gjukanoviçit kur thotë se ka shumë media në Serbi të cilat burimet e financimit i kanë nga bashkësia sekrete. “Për shumë vetë në Serbi, Gjukanoviç paraqet personifikim të dështimit personal, në veçanti tek ata që kurr nuk ia kanë falur që Mali I Zi u nda nga Serbia. Në fund, Gjukanoviç është në marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Serbisë dhe njëkohësisht pret hyrjen e Malit të Zi në NATO, kështu që kjo mund të përshkruhet edhe si vërejtje indirekte për Vuçiqin që të mos shkoj në drejtim të NATO-s. “

Milka Tadiç

“Me shumë lider serb, Gjukanoviç ishte edhe në dashuri edhe në urrejtje. Me Gjingjiçin në muajt e fundit nuk kishte kurrfar marrëdhënie, komunikimi thuase ishte ndërprerë fare, edhe pse nuk kishte konflikte publike. Me Vuçiqin shohim një proces të kundërt, nga mosdurimi i madh në fund të viteve ’90-të, deri tek, dashuria e madhe. Nuk do të çuditesha sikur edhe kjo të zgjas shkurt, nëse Gjukanoviç për hirë të interesave personale zërish kërkon konflikt me Beogradin,” thekson për “Politika”, Drejtori ekzekutiv i të përjavshmes së Podgoricës “Monitor”.

Post Views: 69
Tags: Aleksandar VuçiçAleksandar Vuçiqedi ramaIsh Jugosllaviaklanet mafiozeKlani i ZemunitKryeministri i Malit të Zikryeministri i Serbisëmafia clansmafia serbeMilo DjukanovicMilo GjukanoviçPrime Minister of Serbiathe former Yugoslaviathe Montenegrin Prime Ministerthe Serbian mafiaZemun ClanZoran DjindjicZoran Gjingjiç
Previous Post

Shkatërrohet banda që trafikonte emigrantë për në Britani

Next Post

Sonte radha e shqiptarëve në Brazil

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sonte radha e shqiptarëve në Brazil

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.