Jashtë ambienteve të shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu”, ka ndodhur një konfikt mes dy nxënësish dhe kanë përfunduar në spital.
Përkatësisht bëhet fjalë për dy adoleshentët me inicialet, K. D, 16 vjeç, banues në fshatin Godolesh Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Sali Ceka” dhe E. T, 16 vjeç, banues në fshatin Griqan Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu”.
I riu me inicialet K. D., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta adoleshentin me inicialet E. T, i cili u dërgua menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit.
















