Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj në flagrancë, teksa vidhnin një banesë. Të arrestuarit janë Ata janë Fation Peqini, 20 vjeç dhe R. Peqini 14 vjeç. Kapja e tyre u bë teksa ata po vidhnin banesën e shtetasit E.J 39 vjeç. Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas kishin vjedhur edhe tre banesa të tjera.
Sipas njoftimit të Policisë, dy të arrestuarit kishin vjedhur 150 mijë lekë në banesën e shtetasit R.V. 25 vjeç dhe 2.2 milionë lekë në banesën e shtetasit F.SH. 67 vjeç.
Shtetasi R.P, gjatë ditës së djeshme dyshohet të ketë vjedhur biçikletën “Bullus” në pronësi të shtetasit G.Q. 67 vjeç.















