Një ish-punonjëse e komunës Gjegjan të Elbasanit është arrestuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave”
Policia e Elbasanit njoftoi se ka ndaluar shtetasen në kërkim Lumturie Hoxha, 52 vjeçe, banuese në fshatin Thanë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 14.06.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave” parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
















