Katër inxhinierë të Uzinës së Lëndëve Plasës Mjekës në Elbasan janë arrestuar pas vendimit të Gjykatës. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Të arrestuarit duke qenë me detyrë kryetar dhe antarë të Komisionit Vlerësimit të Ofertave, në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe shkelur barazinë e pjesmarësve në tendera për tenderin e zhvilluar për “Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”, procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë kulturore shqiptare” si dhe sponsorizime të tjera të kryera nga Uzina Lëndëve Plasëse Mjekës.
Policia e Elbasanit njofton se të arrestuarit janë:
Kristaq Piligriu 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës
Argjir Panariti 64 vjeç, banues në Elbasan, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës
Stavri Çipa 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryeinxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës
Gëzim Pitja 53 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës
Policia ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e Uzinës, 64-vjeçarin me iniciale D.K.















