Gazeta “El Mondo” ka publikuar një artikull lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kubës.
Kjo gazetë shkruan se Obama ka vepruar drejt dhe se ka bërë një hap përpara për politikën e Jashtme të Amerikës.
Ashtu sikurse udhëtimi i Ricard Niksonit në Kinën komuniste, apo si nënshkrimi i paqes në Kamp Deivit mes palestinezëve dhe Egjiptit në 1978, për Xhimi Karterin, Kuba do të jetë e lidhur me Obamën.
Ndërkohë që Fidel Kastro i kishte “rezistuar” 11 presidentëve amerikanë dhe ta mbante akoma më tej pushtetin e tij, duke përfituar edhe nga fakti se bënte një propagandë të madhe kundër SHBA-së, si “vend imperalist”.
“El Monde” vlerëson se Kuba e ka të nevojshme për ekonominë e saj hapjen me Shtetet e Bashkuara dhe Obama veproi drejt.
















