Kurtulmus tha se konflikti sirian ka çuar botën në “buzë të një lufte të madhe rajonale ose botërore”.
Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë kërkojnë largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, ndërsa mbështetja politike dhe ushtarake e Moskës është për qeverinë siriane, aleatë të Iranit.
Ankaraja është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i cili kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit kanë rënë edhe më tej pas dështimit të armëpushimit në Siri, marrëveshja parashihte armëpushim në Siri për një kohë të pacaktuar, por Rusia e respektoj këtë për vetëm një javë.
Që kur armëpushimi u shemb ushtria e presidenti sirian, me mbështetjen e avionëve rus, filloi një ofensivë në pjesët lindore të qytetit të Alepos, e cilat është nën kontrollin e rebelëve.
Ofensiva u dënua nga Uashingtoni dhe vendet perëndimore, ndërsa në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u votua një projekt-rezolutë për të ndalur përfundimisht bombardimet në Siri.






















