Gruaja e Shpëtim Shalës, biznesmenit 39-vjeçar të ekzekutuar dy ditë më parë në Durrës, ka deklaruar se ai nuk ka pasur konflikte me askënd.
Në një prononcim për “News 24”, Kristina Shala shprehet e indinjuar me ato që janë thënë për bashkëshortin e saj të vrarë.
“Jam shumë e indinjuar me ato që thuhen për Shpëtimin, ai nuk kishte asnjë konflikt. Para se të vritej më telefonoi e më tha “po vij në shtëpi”, është shprehur ajo.
Sipas saj, as historitë e deklaruara të borxheve nuk janë të vërteta. ‘Shpëtimi nuk i kishte kujt asnjë borxh. Nëse nuk e dinim, të vinte të na kërkonte borxhin” ka thënë ajo.














