• Latest
  • Trending
  • All

Ekstremizmi në Ballkan, sa i rrezikshëm për rajonin dhe Perëndimin?

06/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ekstremizmi në Ballkan, sa i rrezikshëm për rajonin dhe Perëndimin?

06/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Pjesëmarrësit në diskutim vënë në dukje se ky ekstremizëm, më parë një problem që eksportohej jashtë kufijve të Ballkanit, tani është një kërcënim për sigurinë e vetë rajonit.

Sipas përllogaritjeve, rreth 800-1000 individë nga Ballkani janë angazhuar në konfliktet në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit. Rreth 40% prej tyre mendohet se janë kthyer, duke prezantuar një kërcënim të ri për Ballkanin dhe më gjerë për Evropën, thotë analisti Spencer Boyer. Ai e ndjek me vëmendje situatën në Ballkan si specialist në Këshillin Kombëtar të Zbulimit, një strukturë konsulente brenda qeverisë amerikane:

“Luftëtarët që kthehen shërbejnë si rekrutë për ISIS dhe ushqejnë destabilitet. Këta individë të radikalizuar edhe më tej në fushë të betejës, të stërvitur në ndërtimin e mjeteve eksplozive, në përdorimin e armëve përbëjnë një kërcënim akut për sigurinë,” thotë analisti Boyer.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Problemi i ekstremizmit islamik, një fenomen që vërehet edhe në disa vatra të Evropës Perëndimore, është veçanërisht shqetësues në Ballkan thekson Edward Joseph i Institutit për Problemet Aktuale Botërore:

“Duhet të kemi parasysh faktin që Ballkani ruan përçarje brenda vetes që e bëjnë situatën edhe më të brishtë, por edhe më të prekshëm nga influenca të tilla”.

Dëshmi e karakterit të trazuar të Ballkanit, thotë zoti Joseph, janë ringjalljet e simboleve dhe figurave që ushqejnë armiqësitë etnike, rehabilitimi i disa prej figurave më të disktretituara në histori, për shembull në vende si Serbia dhe Kroacia, që nuk kanë asnjë lidhje me islamin.

Për këtë arsye, pjesëmarrësit e shohin radikalizmin islamik në Ballkan si një fenomen me përmasa dhe potencial rreziku që e kapërcen numrin e rekrutëve xhihadistë.

Analistët sjellin perspektiva të ndryshme në diskutimin e shkaqeve që ushqejnë radikalizmin në Ballkan, por konsensusi i përgjithshëm është se ky dekada pas rrëzimit të komunizmit dhe pas luftrave të viteve ’90, hija e konfliktit nuk i është ndarë rajonit. Shumë vende të Ballkanit ende nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen, thotë analisti Adrian Shtuni, i firmës konsulente“Shtuni Consulting LLC”:

“Shoqëri si Maqedonia, ose Bosnja në Ballkan kanë një problematikë pak më të lartë sepse mungon koezioni social. Në momentin që koezioni social nuk është aty ku duhet, elementët ekstremistë gjejnë një vatër dhe e shfrytëzojnë. Prandaj, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për asgjë tjetër, në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm duhet gjetur gjuha e përbashkët sepse ky fenomen e prek gjithë shoqërinë, sepse nuk nuancon midis një etnie apo një etnie tjetër”.

Zoti Shtuni thekson se problemi vërehet edhe në një vend homogjen nga pikëpamja etnike dhe fetare, siç është Kosova:

“Ke fenomenin e luftës, është ajo hija e luftës që akoma mbetet, është fakti që shoqëria nuk po e gjen një vektor, nuk po e gjen një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe kam përshtypjen që çështjet e identitetit sidomos në Kosovë duhet të shihen më në thelb”.

Ekzistenca e ekstremizmit të dhunshëm vë në rrezik proceset integruese për vendet ballkanike që duan të aderojnë në BE apo NATO, në një kohë që ambicjet euro-atlantike janë garancia më e fortë për t’i mbajtur këto shoqëri të fokusuara drejt Perëndimit. Zoti Shtuni sjell shembullin e Kosovës.

“Nëse nuk mund të bashkohesh me Bashkimin Evropian dhe nuk është një vizion i qartë se çfarë do bëhet; nëse nuk mund të bashkohesh me shqiptarët e tjerë në Ballkan atëherë duhet të ketë një platformë se çfarë do të bëhet sepse nuk mund të mbahet Kosova në purgator për një kohë shumë të gjatë,” thotë zoti Shtuni.

Kur është fjala tek përgjigja ndaj problemit, rekomandimet nuk ofrojnë një zgjidhje të qartë, apo të momentit:

“Duhet të mbyllen çështjet e hapura të Ballkanit. Duhet t’u bëhet sfidë individëve që po ushqejnë thellimin e përçarjeve në Ballkan si Milorad Dodik, me referendumin e tij provokativ në Bosnje. Duhet të marrë fund kundërshtimi grek ndaj emrit të Maqedonisë që e mban këtë vend peng në përpjekjet e tij për antarësim në NATO, apo BE. Duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet që e mbajnë Kosovën peng dhe bllokojnë njohjen e saj nga pesë vende të tjera të BE. Në këtë mënyrë ky rajon bëhet më i stabilizuar dhe më i paprekshëm nga radikalizmi,” thotë analisti Edward Joseph.

Për zotin Shtuni, zgjidhja duhet gjetur nga vetë shoqëritë që po ballafaqohen me këtë kërcënim:

“Jo gjithmonë ke nevojë për të pasur një organizatë për t’u marrë me këtë problematikë, jo gjithmonë ke nevojë për fonde nga jashtë, sepse kam përshtypjen se është krijuar një vartësi shumë e madhe, për mendimin tim jo e arsyeshme kur vjen puna tek fondet. Mendoj që nëse shoqëria e shikon këtë si problematikë, duhet të gjejë mënyrat dhe mjetet e veta për t’iu qasur problemit”.

Pavarësisht nga perspektivat e ndryshme në diskutimin e shkaqeve dhe përgjigjes ndaj problemit, analistët janë të një mendjeje se ndikimi i ekstremizmit ballkanik i kapërcen kufijtë e Ballkanit:

“Përhapja e xhihadizmit në Ballkan i vë në rrezik interesat amerikane, veçanërisht në një kohë kur partneri kryesor i Shteteve të Bashkuara – Bashkimi Evropian, po ballafaqohet me përçarje të brendshme. Zgjerimi i ekstremizmit islamik dhe destabilizimi i mëtejshëm i rajonit nënkupton se vendet ballkanike që nuk janë përfshirë ende në BE do ta kenë më të vështirë të bindin Bashkimin për t’i pranuar. Integrimi euro-atlantik i Ballkanit është në interesin e drejtpërdrejtë amerikan,”thotë analisti i shërbimeve amerikane të zbulimit Spencer Boyer.

Një Ballkan i izoluar dhe i radikalizuar më tej do të jetë kokëçarje e vazhdueshme për Perëndimin, thotë zoti Shtuni:

“Ballkani nuk është vetëm i ballkanasve, Ballkani është urë kalimi që po shfrytëzohet dhe ka grupe të caktuara, dhe qeveri dhe vende të caktuara që janë të interesuara që të kenë më tepër influencë në atë rajon”.

Një Ballkan i destabilizuar, ose i përjashtuar nga BE-ja nuk është thjesht një terren tërheqës për radikalizmin islamik, apo nacionalizmin e rrezikshëm, por edhe për Rusinë që është e interesuar të dobësojë influencën amerikane dhe evropiane në botë. Ky potencial rreziku, thonë pjesëmarrësit, duhet të vazhdojë të udhëheqë politikat evropiane dhe amerikane ndaj Ballkanit.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Të akuzuarit e Kumanovës: A kafshë jemi ne? Pse na torturoni kaq shumë?

Next Post

Kosovë-Kroaci, angazhohen 1200 forca policore, në gatishmëri dhe një helikopter

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kosovë-Kroaci, angazhohen 1200 forca policore, në gatishmëri dhe një helikopter

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.