Në monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë “Shpella e Gadimes” në fshatin Gadime e ulët të komunës së Lipjanit do të jetë e hapur për vizitorë një ekspozitë artistike.
Punimet artistike si skulptura, efekte zanore, video dhe efekte tjera artistike të dritave do t’i prezantojnë9 artiste nga ndërkombëtarë, kryesisht nga Evropa Perëndimore në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë. Artistët që do t’i ekspozojnë punimet e tyre janë: Bekim Retkoceri, Annabel Pettigrew, Joanne Newman, Annelie Fawke, Jamie Alexander Crawford, Jojo Hynes, Rich Leppard, Bekim Mala dhe Ox Art.


















