Lars Bromley, më tutje theksoi se UNOSAT e ka një pamje që “qartas” e paraqet dëmin në vendin në terren më 19 shtator.
Afro 20 njerëz janë vrarë nga sulmi që e ka goditur konvojin humanitar afër qytetit Alepo, në pjesën veriore të Sirisë.
Shtetet e Bashkuara i kanë fajësuar aeroplanët luftarakë rusë për sulm, që i ka shtatërruar edhe 18 kamionë, një depo dhe një klinikë.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat dhe tha se konvoji ishte përfshirë nga zjarri.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha javën e kaluar, se do ta formoj një grup për hetimin e këtij rasti.























