Po ashtu, sipas tij, kanë kufizime fizike, por edhe mentalitete frenuese për të qenë realisht pjesë e tregjeve në rritje.
“Është në dëm të Kosovës, por dëmton edhe zhvillimet në rajon çdo qëndrim emocional i rastësishëm apo për protagonizem mediatik, lidhur me faktin pse qeveritë shqiptare shpesh kanë përdorur çdo aktivitet dhe takim ndërkombëtarë si mundësi për të integruar ekonominë e Kosovës në rrjetet rajonale të zhvillimit.
Shembuj pozitiv nga ana e Shqipërisë ekzistojnë disa, siç është rasti i eliminimit të vonesave për projektin e KFË në ndërtimin e linjës së tensionit të lartë midis Shqipërisë me Kosovën, Maqedonisë dhe Greqisë, për të lehtësuar sistemet tona energjetike që të jenë pjesë e ringut rajonal të energjisë.
Ky vizion dhe këto projekte lehtësojnë blerjet dhe shitjet e energjisë, i bëjnë tregjet më të hapura, më të mëdha dhe kështu rritet interesi për më shumë investime private në ekonomitë tona”, ka thënë profesor Malaj, i cili aktualisht është rektor në Universitetin “Luarasi” në Shqipëri.























