• Latest
  • Trending
  • All

Edith Durham dhe çorapet e gjyshes sime

03/02/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edith Durham dhe çorapet e gjyshes sime

03/02/2020
in Aktualitet

Daut Dauti

Kur vinte vjeshta, gjyshja ime fillonte punën e thurrjes së çoropave të leshta. Materialin e siguronte gjatë verës. Gjatë asaj kohe, ajo m’i jepte disa lëmsha, zakonisht tre, dhe më tregonte se njëri duhej të ngjyhej me ngjyrë të kuqe, një me të zezë dhe një ngjyrë qelibari. Së bashku me porosinë, unë i dërgoja lëmshat të bojaxhiu, i cili e kishte punëtorinë në hyrje të një sokaku karshi me tregun e qytetit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjyshja e fillonte thuarjen me lëmshin e zi. Me këtë ngjyrë e thurrte pjesën e gishtrinjëve. Pastaj vazhdonte me lëmshin e bardhë dhe të thembra vinte sërish e zeza. Kur e kryente thembrën më urdhëronte që të ulësha afër saj në minder ose në shilte. I largonte kërrabëzat, e merrte këmbën time dhe e vendoste në shputën që e kishte punuar për të parë nëse më binte tamam. Mbi pjesën e thembrës, me vazhdimin e thuarrjes, ajo fillonte ta zbatonte një dizajn të saj që i thoshte yrnek. I kombinote ngjyrat dhe në fund dilte një figurë zig-zage me simetri gjeometrike. Kjo pamje, deri diku, hasej edhe në punimet e qilimave dhe janave që bëheshin atëherë në vek.

Aspak nuk i kam dashtë këto çorapa. Me to e kisha vështirë ta fusja këmbën në çizme. Edhe më vështirë ishte kur i zbathja për shkak se mbeteshin në çizme dhe këmbët dilnin të zbathura. Ishte më lehtë kur kisha ‘toplinka’ por ato mua m’i blenin rrallë për shkak se ishin më shtrenjtë se çizmet e gomës që prodhoheshin në Borovo ose Pirot. Arsyeja tjetër ishte shpotitja që vinte pamëshirshëm nga fëmijët që ishin më të mëdhenj, se ata të moshës sime unë i zapoja lehtë. Më thoshin fshatar kur më shihnin mbathur me këto çorape dhe unë nuk dëshiroja të identifikohesha kështu. Në atë kohë në qytetet tona ka ekzistuar një urrejtje e kultivuar me intenzitet të madh kundër fshatit.

Çorapat e leshta më krijonin edhe një problem tjetër. Tojat, me të cilat ua lidhja grykën, dilnin nga vegëzat dhe zhagiteshin përtokë. Në këtë rast, dikush gjithmonë guxonte të m’i shkilte dhe unë rrëzohesha në borë apo akull që atëherë kishte me bollëk. Pastaj, ngritesha për t’u hakmarrë dhe përleshja përfundonte me hundë të përgjakura. Megjithatë, përkundër dëshirës sime dhe pasojave të pakëndshme, unë nuk hiqja dorë nga çorapat e leshta.

Me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan. Në treg erdhën çorapa të ndryshme të dimrit, si duket me çmime të volitshme, dhe gjyshja mbeti pa punë. Por, ajo nuk e pranonte këtë realitet. Dimri, sipas saj, nuk kishte kuptim pa çorapa të leshta. Para fillimit të dimrit ajo na pyeste me rradhë duke na u lutur ‘a t’i maroj lokja ni parë çerapa’? Të gjithë ne fëmijët i përgjigjeshim me shpejtësi dhe vendosmëri: ‘Jooo’. Në shenjë habie ajo e tundte kokën dhe thoshte duke u betuar se ‘pa çorapa të leshta do ta merrni iletin’. Dhe, kështu çorapat e leshta, sidomos ato të llojit të gjyshes sime, dolën nga moda dhe nga prezenca në shtëpitë e këmbët tona.

* * *
Dje, me dy miqtë e mij, Arbenin dhe Petritin, shkuam në njërin nga muzeumet e shumta të Londrës. Shkuam për arsye se aty kanë ardhur për t’u ekspozuar disa veshëmbathje të cilat Edith Durham i kishte sjellë në Londër nga Shqipëria në fillim të shek. XX. Pra, para më shumë se 100 viteve. Kishte edhe eksponate të vendeve tjera, por për ne, dhe pothuaj edhe për të gjithë vizitorët tjerë, shumica dërmuese gra, vëmendjen e tërhiqnin rrobat e Shqipërisë. Një fustan, i shënuar si ‘Giubba’ që me siguri është xhubletë, qëndronte në pjesën prominente të sallës. Ishte impozant dhe askush nuk kalonte pa e studjuar mirë dhe pa u mahnitur.

Eksponatet tjera ishin poashtu mbresëlënëse. Vëmendjen e tërhiqnin sidomos jelekët e punuar me përkushtim të madh dhe mjeshtëri të rrallë. Veshëmbathja e shqiptarëve në shekuj është shënuar si e mrekullueshme nga të gjithë udhëpërshkruesit që i kanë vizituar tokat shqiptare që nga shek. XVIII. Në atë kohë, tjerët visheshin si shqiptarët. Një ndër portretet më të bukura dhe më të famshëm në botë është ai i Lord Byronit me veshjen shqiptare. Një popull që ka patur dashuri të madhe për veshje duhet të ketë të kaluar të vlefshme.

Edith Durham i ka dashur shqiptarët dhe Shqipërinë pa kusht dhe pa masë. Në çfarëdo paraqitje që ajo ka bërë në Londër e gjetiu, ka folur në favor të çështjes shqiptare dhe gjithmonë ka bërë me dije për padrejtësitë dhe masakrat që grekët, serbët dhe malazezët kanë kryer ndaj shqiptarëve. Kështu ishte edhe me rastin e paraqitjeve të eksponateve në fjalë. Ta zëmë, nën legjendën që flet për rrobat që janë nga Peja, ajo flet për masakrat e malazezëve ndaj shqiptarëve të Pejës dhe rajonit. Për ato të Beratit ajo ka shënuar se si këto rroba të mrekullueshme i kishte dhuratë nga bejlerët e Beratit si shenjë falënderimi për kujdesin që ajo tregonte për Shqipërinë. Me këtë rast, Durham, në legjendën spjeguese të rrobave flet se si ka shkuar në Berat dhe në jug të Shqipërisë së bashku me gazetarin e famshëm Nevison të ‘The Times’ për të shkruar për shtypin britanik në lidhje me masakrat greke në këto anë. Me fjalë tjera, Durham edhe në revytë e modës flet për masakrat që kanë përjetuar shqiptarët.

Unë u shtanga para një tavoline, nën xhamin e së cilës ishin tri eksponate nga Zadrimja. Aty ishin çorapat shumë të ngjashme me ato që m’i thurrte gjyshja ime. Moment mjaft rrënqethës dhe melankolik për të kaluarën. Është moment kur brenda pak sekondave para syve ju shfaqen njerëz të dashur dhe shumë vite të largëta të fëmijërisë. Edith Durham me punën e saj ka luajtur rol dhe ndikim te unë dhe te shumë njerëz tjerë. Por, unë kurrë nuk kam pritur që ajo në Londër të ma sjell kujtimin për gjyshen dhe fëmijërinë time. Do të duhej të ishim të lumtur sikur ta dinim dhe çmonim vetëm përafërsisht sa shumë punë ka bërë Edith Durham për ne.

Previous Post

E rëndë në Greqi, 24-vjeçari shqiptar gjendet i varur në litar në një kasolle

Next Post

Turqia vret dhjetëra ushtarë sirianë, Erdogan rusëve: Mos u përfshini!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Turqia vret dhjetëra ushtarë sirianë, Erdogan rusëve: Mos u përfshini!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.