“Jam i bindur se duhet të kuptohemi se çfarë është e mirë për një vend, ajo është e mirë për të gjithë në rajon. Është e nevojshme që të nxjerrim mësime të drejta nga historia. Kjo vlen për të gjithë”, ka thënë Rama.
Siç ka thënë, problemet duhet të zgjidhen me kokë të ftohtë, dhe kjo vlen edhe për situatën rreth Trepçës.
“Në këto hapësira ka tendencë që të dramatizohen gjërat dhe që të garojmë që gjithçka të jetë sa më dramatike. Jo, Trepça është çështje e cila duhet të zgjidhet me kokë të ftohtë. Nuk besoj se ajo është diçka që mund të përfshihet kisha, që me atë të merret patriku. Kjo nuk është çështje që duhet të vlerësohet e rrezikshme”, ka thënë Rama.
Ai ka përsëritur se vlerëson se Trepça është minierë në Kosovë dhe për këtë fakt ajo është e drejt i qytetarëve të Kosovës që të menaxhojnë me të.
Po ashtu Rama ka thënë se Serbia sa më parë që ta njoh Kosovën e pavarur aq më mirë edhe për të.
Në fund ai i ka ftuar turistët serbë që sa më shumë të pushojnë në Shqipëri, sidomos pa lëshimit në qarkullim të autostradës Nish-Prishtinë.























