Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama muajin tjetër, me shume mundesi në shtator shkon nëBeograd të Serbisë, ku do të takojë kreun e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç.
Çështja ka hapur shumë diskutim, pasi ndër shumë po shihet si një “rikthim” tek “nostalgjia komuniste”, duke kujtuar takimin mes Hoxhës dhe Titos, e para dhe e vetmja vizitë mes një burrë-shtetasi shqiptar dhe një burrë-shtetasi serb.
Ekspertët serbë pajtohen se ardhja e kryeministrit të Shqipërisë duhet të shikohet si një relaksim i marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve të Ballkanit, të ndërprera gjatë luftës së viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe shkëputjes së Kosovës.
“Qeveria e tashme shqiptare është duke u përpjekur që të përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë faktorët. Në këtë kontekst duhet të shihet edhe ardhja e Ramës”, ka thënë për Vesti anëtari i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Dragan Dukanovic.
Ai ka shtuar se nuk ka aspak rëndësi fakti nëse vizita e parë bëhet në Tiranë apo në Beograd, por me rëndësi ka “ngrohja e raportve’ mes dy shteteve.
Ne shkrim thuhet se qe raportet te mos tensionohen, ne beograd nuk do te flitet per Kosoven.
Raportet Shqipëri – Serbi dhe vizitat zyrtare pas luftës në Kosovë
Raportet Shqipëri-Serbi ishin të ndërprera nga 17 prilli 1999 e deri më 17 janar 2001.
Në vitin 2010, Beogradin e viziton ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, ku pritet nga homologu i tij serb Vuk Jeremic.
Meta kishte takuar edhe kryeministrin e ndjerë serb, Zoran Dindic, në maj 2002, por ky takim nuk kishte karakter zyrtar, ndërsa Meta u prezantua si ish kryeministër i Shqipërisë.
Para dy vitesh, takimet zyrtare i kanë këmbyer shefat e diplomacive të të dy vendeve – Edmond Panariti dhe Ivan Mrkic.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















