Veteranët e kanë kritikuar edhe shkrimtarin e publicistin Halil Matoshi, të cilin e kanë quajtur “shërbëtor të Surroit”.
Prishtinë, 12 gusht 2014 – Pas rreth një muaj kur shoqata e veteranëve të luftës së UÇK-së në Ferizaj kishte djegur në shesh librin e shkruar nga Veton Surroi “Këmbët e Gjarprit” të njëjtin gjest, për të njëjtat arsye, e kanë bërë edhe veteranët e UÇK-së në Malishevë.
Ata, të dielën pasdite, janë mbledhur, e kanë lyer me benzinë një pako me librin e fundit të Surroit dhe ia kanë vënë flakën.
Krejt kjo thuhet të ketë ardhur nga arsyeja se Surroi në atë libër etiketon figurat e luftës dhe dezorienton qëllimin e prijëseve të saj.
Gjatë këtij veprimi udhëheqësit e degës se veteraneve kanë kritikuar edhe publicistin tjetër Halil Matoshi, duke e quajtur “shërbëtor të Surroit” me që, sipas tyre, ai propagandon ide që i shkojnë përshtati vetëm autorit të librit “Këmbët e Gjarprit”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















