Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Drenas është vënë në përkrahje të protestës të së martës së ardhshme, e cila do të mbahet në Prishtinë në kundërshtim të deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ditë më pari i ofendoj nënat gjakovare duke i cilësuar ato si “egërsira”.
Marshi organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me përkrahje edhe të stafit akademik të UP-së.
“Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Drenas përkrahë protestën e së martës në Prishtinë kundër deklaratave të Jabllanoviqit, ne ftojmë të gjithë të rinjtë e shoqërisë civile, partive politike, shoqata të luftës, kryetarë të komunave, deputet, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në marshin Paqësor. Nderin tonë kombëtar nuk do të lejojmë ta përul askush, aq më pak ata mbiemri i të cilëve mbaron me VIQ. KVRL-Drenas është pjesë e këshillit organizativ të marshit”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli të bërë ën Facebook.
















