Por përveç ‘masave’ siç po u referohen analistët njerëzve që janë tallur me ta, është edhe një zyrtar shteti mjaft i rëndësishëm që ka ironizuar.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka përcjellë debatin e mbrëmshëm, sot ka shkruar në facebook se kjo temë don me u bë temë doktorature.
“Dje pash Prapaskena, paraskena dhe gati psikoanalizë të pjesëmarrësve të debatit në Klan Kosova. Po don me u bo temë e mundshme doktorature kjo punë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.






















