Shala i është bashkuar sot partisë Fjala, që udhëhiqet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Kelmendit, Shala do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 11 qershor.
“Ferki Shala është artist i cili me vlerat dhe ndershmërinë e tij do të i përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Para pak ditëve politikës i hyri edhe këngëtari Xuxi, e ky i fundit u bashkua me AAK-në.























