Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, deklaroi të shtunën se sipas ligjit, partitë politike dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit, pranë KQZ, dhe ato duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike.
Gjithashtu, raportet duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit, për shpenzimet, për subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, etj.
Source: aktualitet lajmi.net





















