”Ka fakte kokëforta, sipas të cilave pjesë të kësaj lëvizjeje janë të lidhura me forcat e armatosura që tentuan grushtin e shtetit… Turqia duhet të ecë përpara në mënyrë demokratike”, theksoi ai.
Kiliçdaroglu i përmbahet idesë se Erdogan nuk është kritikuar sa duhet në nivel ndërkombëtar për represionin e tij.
“Jo vetëm Merkel, por të gjitha institucionet e BE-së duhej të protestonin në mënyrë më të ashpër lidhur me metodat e tij antidemokratike”, përfundon Kiliçdaroglu.























