Në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike në bazë për zgjedhjet parlamentare të 2017-s, kryedemokrati Lulzim Basha ka përcaktuar dhe drejtuesit e rinj në të 12 qarqet e vendit.
Në Tiranë Edi Paloka; në Korçë Genc Ruli; në Fier Genc Pollo; në Vlorë Arben Imami; në Durrës Eduard Halimi; në Shkodër Arben Ristani; në Berat Ridvan Bode; në Gjirokastër Tritan Shehu; në Kukës Flamur Noka; në Dibër Gent Strazimiri; në Lezhë Aldo Bumçi, dhe në Elbasan Edmond Spaho.
Në pamje të parë duket një lëvizje befasuese kjo e kryedemokratit, pasi në listën e Bashës kemi të bëjmë me një rikonfirmim të “xhaketave të vjetra të PD-së”, ku një pjesë e mirë e tyre janë ish-ministra të qeverisë “Berisha”.
Lista në fjalë më shumë se e Bashës, ngjan si një listë e hartuar nga ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, pasi të 12 të përzgjedhurit janë politikanë të promovuar nga Berisha, dhe që pjesën më të madhe të të cilëve kreu i ri i PD-së Basha i ka gjetur në PD kur ju bashkua asaj në vitin 2005.
Ajo që bie në sy në listë është Qarku i Vlorës ku në vend të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, është emëruar Arben Imami. Gjithashtu bie në sy edhe mungesa e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit të cilët më parë kanë drejtuar fushatat në Durrës dhe Shkodër.















