Policia e Sarandës ka arrestuar një 57-vjeçar me inicialet F.M., banues në qytetin bregdetar, i cili ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhe ka dhunuar nënën e tij. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë/ Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga shtetasi në kërkim vetëm disa orë pas shpalljes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin:
F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.
Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.



















