Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht të vitit 2016 në orën 18 në rr . “Aminta i Tretë” në Shkup.
Një kalimtar rasti e ka denoncuar rastin në SPB Shkup, pas çka menjëherë ka intervenuar policia. Gjithashtu është alarmuar edhe ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar fëmijën në Klinikën e fëmijëve, e më vonë është transferuar në Neurokirurgji, ku është konstatuar tronditje të trurit.
A.H është arrestuar në stacionin policor ku i ka sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale. SPB Shkup për rastin e ka njoftuar edhe Qendrën ndërkomunale të punës sociale të qytetit të Shkupit.























