Një nënë ka thënë se së bashku me tre fëmijët e saj janë detyruar të shikojnë këto skena të tmerrshme, ku fqinjëve të tyre dhe një 11-vjeçari që luante me fëmijët e saj, i është prerë krahu në prezencë të një turme njerëzish.
Ajo tha se djaloshit që i është prerë krahu, ishte një jetim i cili është kapur duke tentuar të shesë një bateri të vjedhur të veturës për të blerë ushqim.
Pasi ishte zënë vogëlushi duke tentuar t’ia shesë baterinë një burri, militantët e ISIS-it e kanë lidhur atë dhe më pas i kanë prerë krahun.
“Ata përdorin shpatën, ku nën dorë fusin një cung druri dhe më pas fillon tmerri”, ka shtuar ajo.
























