Një burrë është filmuar nga kamerat e siguirsë së një supermarketi në Durrës ku shihet teksa braktis të shoqen sapo ndjen lëkundjet e tërmetit.
Gruaja rrëzohet dhe fillon të zvarritet pas të shoqit, duke e ndjekur atë, në mënyrë që t’i shpëtojë ndonjë dëmtimi.
Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.




















