Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prizren.
Ka dyshime se një 30-vjeçar ka vrarë babanë e tij.
Në një prononcim për media, një zyrtar policor ka thënë se nuk janë sulmuar anëtarët e tjerë të familjes, por djali ka sulmuar prindin drejtpërdrejt.
“Diku rreth orës 13:20, Policia ka ndërhyrë, sapo ka marrë informacionin. I biri ka sulmuar prindin. Agresori është i moshës 30-vjeçare.
Mjeti është i konfiskuar. Kemi edhe një dëshmitar okular të rastit. Nuk është sulmuar dikush tjetër prej anëtarëve të familjes, por drejtpërdrejt prindi. Babai ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha zyrtari policor.



















