Në lagjen nr.8 në Korçë djali ka djegur me benzinë nënën e tij. Emiljano Tushini ishte në banesë me nënën, M. Tanushi, kur pas një konflikti për motive të dobëta i ka hedhur kësaj të fundit benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
52 vjeçarja ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Emiljan Tushini është larguar nga vendi i ngjarjes por është vënë në ndjekje nga policia, e cila pas arrestimit bën të ditur se 32 vjeçar është i dënuar edhe më parë për vepra penale si: “Vjedhje” dhe “Plagosje me dashje”.






















