Sky Brown ka hyrë në histori si medalistja olimpike më e re në Britani, vetëm një muaj pasi mbushi 13 vjeç.
Në garën me skateboard, Sky rrëmbeu medaljen e bronztë në Olimpiadën Tokyo 2020 pas një performance të shkëlqyer.
Pavarësisht dy rrëzimeve, magjia që dhuroi në performancë bëri që ajo të ngjitej në podium.
Një vit më parë ajo rrezikoi rëndë jetën pasi pësoi fraktura në kafkë teksa stërvitej me skateboard.
Në fund të garës ajo shpërtheu në lot pasi mundi konkurrentët e tjerë. Sky jeton në San Diego me babain e saj britanik, i cili është gjithashtu një performues me skateboard, dhe me nënën e saj japoneze, Miko.



















