Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara.
Sulmi kishte filluar herët në mëngjes, kur një sulmues vetëvrarës me makinën e tij u përplas në postbllokun në kompleskin ushtarak në fshatin al-Barth, në jugperëndim të qytetit kufitar, Rafah.
Zyrtarë të sigurisë thanë se pas kësaj, dhjetëra militantë të maskuar kanë hapur zjarr kundër ushtarëve.
Të shtënat kishin zgjatur gati një orë, ndërsa në kompleks ishin të vendosur afro 60 ushtarë.
Pas sulmit, militantët kishin plaçkitur, konfiskuar armatim dhe municion dhe ishin larguar.
Një numër i militantëve ishin vrarë gjatë të shtënave.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e dënojnë këtë sulm dhe vazhdojnë “të qëndrojnë me Egjiptin derisa ai konfrontohet me terrorizëm”.






















