• Latest
  • Trending
  • All

E majta duhet të jetë gati për tërheqjen e Britanisë nga BE

02/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

E majta duhet të jetë gati për tërheqjen e Britanisë nga BE

02/09/2015
in Lajme

Nga Owen Jones, The Guardian

Në fillim vetëm pak vetë i futën këmbët në ujë, pastaj të tjerët ndoqën shembullin e tyre, të gjithë duke parë njëri-tjetrin për mbështetje. Kur Greqia e shkatërruar nga masat shtrënguese u vendos nën kushtet që Janis Varufaqis e quan “pushtim postmodern”, me sovranitetin e përmbysur dhe e detyruar të zbatojë akoma dhe më shumë politika që deri tani nuk kanë arritur asgjë veç shkatërrimit, e majta britanike po kthehet kundër Bashkimit Europian, dhe me shpejtësi. “Gjithçka e mirë për BE është në zmbrapsje; gjithçka e keqe është në marshim,” shkruan George Monbiot, duke shpjeguar kthesën e tij. “Gjithë jetën kam qenë pro-europiane,” thotë Caitlin Moran, “por duke parë si e trajton Gjermania Greqinë, më duket e papëlqyeshme.” Nick Cohen beson se BE po portretizohet “me ca vërtetësi, si një institucion i pashpirt, fanatik dhe idiot.” “Si mund ta përkrahë e majta atë që po bëhet?”- pyet Suzanne Moore. “Bashkimi Europian. Jo në emrin tim.” Ka dhe figura laburiste të larta që privatisht kanë kaluar në pozicionin “kundër”. Lista vazhdon dhe rritet. Sa më shumë kundërshtarë të majtë të BE deklarohen publikisht, aq më shumë do të zgjerohet masa. Për ne të majtët që kemi qenë gjithmonë kritikë ndaj BE, kjo ka qenë si një kryqëzatë e vetmuar. Por mbështetja e të majtës për dalje nga BE – nëse mund ta quajmë “Lexit” [nga fjala angleze “left”, e mjatë] – nuk është diçka e re. Shumica e të majtës bëri fushatë kundër hyrjes në Komunitetin Ekonomik Europian, kur Margaret Tharcher dhe të ngjashmit bëri fushatë për anëtarësim. Kjo do të kërcënonte aftësinë e qeverive të majta të zbatonin politikat, mendonin njerëz si prindërit e mi, dhe do të ndalonte aktivizimin industrial të llojit që nevojitet për mbrojtjen e industrive të vendit. Por theçerizmi ndodhi, dhe një e majtë në rënie dhe e demoralizuar filloi të mendojë se e vetmja shpresë e legjislacionit progresiv ishte përmes Brukselit. Pesimizmi i të majtës për mundësinë e zbatimit të reformave sociale në vend pa ndihmën e BE u ushqye me një vizion progresiv të internacionalizmit dhe unitetit, i dalë nga gërmadhat e fashizmit dhe lufta genocidale. Është kjo ndjenjë pozitive që është zhdukur në një vend që BE e ka çuar në një rënie ekonomike të pa parë që nga depresioni i madh amerikan [vitet 30]. Nga kreditë e dhëna ka përfituar vetëm bankat franceze dhe gjermane, jo ekonomia greke. Shkatërrimi i sovranitetit kombëtar të Greqisë u arrit përmes shtrëngimit ekonomik. Zv/kryeministri sllovak, Peter Kazimir, mund ta ketë shuar statusin e tij në Twiteer, ku e quante këtë Versajë të kohëve moderne si “rezultat i Pranverës Greke të tyre”, por ai ka të drejtë: gjithçka u bë për të shkatërruar një rebelim. Vërtetë e shëmtuar. Siç u shpreh ish-këshilltari i komisionit evropian Philippe Legrain, “Gjermania po vërteton që është një hegjemoniste shkatërrimtare,” duke hedhur poshtë dhe kundërshtimet e Francës. Euro i shkon për shtat Gjermanisë, sigurisht, sepse një euro e dobët është mirë për eksportet e saj dhe nuk i lejon vendet më të varfra të BE që të konkurrojnë. Por shikoni si ka funksionuar BE. Ajo ka larguar nga pushteti – sado të papëlqyeshme, qeveri si ajo e Silvio Berluskonit. Edhe Irlandës dhe Portugalisë iu bë shantazh. Marrëveshja e 2011 ndaloi praktikisht ekonominë kejnesiane në eurozonë. Por dhe jashtë eurozonës, demokracia jonë është e kërcënuar. Partneriteti Investimeve Tregtare Transatlantike, e negociuar në fshehtësi me interesat e korporatave, rrezikon garën në themel të standardeve mjedisore dhe të tjera. Kjo do t’iu mundësonte korporatave të mëdha të hedhin në gjykatë qeveri të zgjedhura për t’i ndaluar të paraqesin politika që prekin fitimet e tyre, pavarësisht mandatit të tyre demokratik. Kjo do të hapte rrugën që jo vetëm të privatizohej shërbimi shëndetësor britanik, por dhe të bëhej i pa anulueshëm. Posta Mbretërore u privatizua nga konservatorët, por ishte BE ajo që filloi procesin duke vënë në zbatim liberalizimin e monopoleve natyrore të shërbimeve postare. Doni të shtetëzoni hekurudhat? Kjo do të thotë që të kalohet jo vetëm direktiva e komisionit evropian për hekurudhat 91/440/EEC, por dhe Paketën e Katërt të Hekurudhave.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Të tjera marrëveshje dhe direktiva imponojnë politika të tregut të lirë bazuar në privatizim dhe nxjerrjen në treg të shërbimeve tona publike. David Cameron propozon tani bisedime të reja që do të heqin dhe atë “pjesë të mira” që kanë mbetur nga BE, veçanërisht dalja nga rregullat e mbrojtjes së punësimit. Megjithatë, ai ka nevojë për të majtën që të mbështetë paketën e re të tij. A mund ta mbështesim ne këtë? Le të flasim sinqerisht për frikën tonë. Ne kemi frikë se tërthorazi do të rreshtohemi me nacionalistët ksenofobë e kundër emigrantëve, dhe një rezultat i “jo-s” do të shikohet si hakmarrje e tyre. Armiqësia ndaj BE shihet e rezervuar për të djathtën e ashpër, dhe jo nga ato gjëra që mund ta shkojnë në mendje progresistët. E kjo është arsyeja – nëse shumica e të majtës vendos kundër qëndrimit në BE – që e majta të bëjë fushatën e saj veçmas dhe të përpiqet të fitojë pronësinë e kauzës. Një fushatë e tillë duhet të përqendrohet në ndërtimin e një Britanie të re, me të drejta të punëtorëve, me një pagë minimale për të jetuar, pronësi shtetërore, aktivizëm industrial dhe drejtësi taksimi. Një fushatë e tillë populiste do të ndihmonte të majtën të rilidhej me komunitet e klasës punëtore me të cilat ka humbur kontaktin shumë kohë më parë. Përndryshe frika ime është një përsëritje e referendumit skocez: por kësaj here, në vend të SNP [partia nacionaliste skoceze] si përfituese, do të jetë UKIP [Partia e Pavarësisë, e djathtë e ashpër]. Pa një fushatë të spikatur, E Majta Jashtë [BE], UKIP mund të zërë vendin e laburistëve në gjithë Anglinë e veriut. Kjo do të ishte një hakmarrje e vërtetë e UKIP-ërisë. Dalja e të majtës kundër mund të shikohet si një tradhti e solidaritetit me të majtën në BE: Syriza dhe Podemos në Spanjë përpiqen të ndryshojnë institucionin, jo të dalin prej tij. Përvoja e Syrizas tregon se e kotë është ajo kauzë. Sidoqoftë, kërcënimi i daljes së Britanisë do t’i ndihmojë ato. Gjermania nuk ka arsye të ndryshojë taktikë: ajo përfiton shumë nga rregullat e tanishme. Nëse sjellja e saj shikohet si shkaku i prishjes së BE, kjo do të forconte krahun e atyre që kundërshtojnë status qou-në. Kauza për daljen e së majtës kundër BE-së po rritet gjithnjë e më shumë, dhe – më e pakta – shumë prej nesh duhet të zhytim këmbët në ujë.

Previous Post

Luljeta Nuzi: Dritë shprese për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

Next Post

Facebook bllokon konton e politikanit që ironizoi me refugjatët shqiptarë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Facebook bllokon konton e politikanit që ironizoi me refugjatët shqiptarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.