Sipas burimeve të sigurta të lajmi.net, ky ka qenë konflikt familjar ku burri ka plagosur gruan e tij, por nuk dihet shkaku që ka quar deri te incidenti.
Ne vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po merret rastin.
Sipas policisë viktima është dërguar për tretman në QKUK, por nuk ka treguar gjendjen e saj.
“Ju njoftojë se me datë 04.02.2017 rreth orës 09:30 ka ndodhur një rast plagosje në Prishtinë. Viktima është një femër K-shqiptare, kurse i dyshuari është mashkull K-shqiptar. Njësitë policore kanë dal ne vendin e ngjarjes e gjithashtu edhe ambulanca e cila e ka dërguar viktimën në emergjencë në QKUK. Njësitet relevante janë duke kryer procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, tha Hoxha.

























