• Latest
  • Trending
  • All

E keqja për shqiptarët si e mirë për serbët

19/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

E keqja për shqiptarët si e mirë për serbët

19/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Sa herë që bie fjala për shqiptarët, duket se në mendësinë serbe aktivizohet vetvetiu një slogan i vjetër që nuk po i lë të lirohen as sot e kësaj dite. Sipas logjikës së tyre paranojake del se e keqja për shqiptarët është e mira për serbët dhe, anasjelltas, e keqja për serbët, është e mira për shqiptarët.

Ahmet Selmani

Pa dyshim, kjo u vërejt edhe ditëve të fundit, kur shkrimtari çetnik serb, Vuk Drashkoviq, i cili tani po na shtiret edhe si njeri i moderuar, paqesor e i arsyeshëm, madje edhe duke përsëritur shpesh se ua do të mirën të dy popujve, në një intervistë dhënë për radion Deutsche Welle sërish deklaroi: “Kurdo që shkoj te varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën, për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë”. Dhe, sipas tij, ky është një rast i ndritshëm që duhet marrë si shembull për t’i bashkuar këta popuj të armiqësuar ndërmjet tyre.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Menjëherë pas kësaj deklarate retorike të stërnjohur, edhe ministri i çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, shpejt e shpejt vajti në Paris dhe e bëri të njëjtën gjë, pra u përul dhe vendosi lule mbi varrezat e ushtarëve serbë dhe mbi atë të Esad Pashë Toptanit. Me këtë rast, ai sqaroi me krekosje se Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe se nuk do ta harrojë kurrë as Esad Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte gjendur përkrah serbëve. Mandej, nëpërmjet deklaratës së tij ai shkoi aq larg, sa shtoi gojaplotas se Esad Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhej të bashkëpunonin midis tyre.

Mbase këtu nuk ka asgjë për t’u habitur; kjo sjellje ataviste dhe fantazmagorike dëshmoi edhe njëherë se cila është formula kryesore e serbëve për të bashkëpunuar me shqiptarët. Ata vazhdojnë të rikujtojnë se janë tepër mirënjohës ndaj bëmave “humane” që na paska bërë dikur Esad Pashë Toptani. Por, ndryshe nga kjo bindje e ngulitur thellë në kokat e tyre, nga ana tjetër nuk duan t’ia dinë fare se çfarë bëmash la ai njeri mbi shqiptarët, pikërisht gjatë asaj periudhe kur i mbrojti ushtarët serbë teksa kalonin nëpër viset shqiptare.

Me këtë qëndrim të njëanshëm e të pacipë, serbët rishtazi po bëhen komiko-tragjik. Ashtu sikurse edhe në secilin rast tjetër, edhe kësaj radhe ëndërrojnë që shqiptarët t’i bëjnë figurat e tyre sipas recetave serbe, domethënë kryekëput në bazë të shijes dhe perceptimit të tyre. Megjithatë, kjo paraqet vetëm njërën anë, ose atë që u pëlqen atyre, ndërsa, ana tjetër, ajo që bie gjëmshëm mbi shqiptarët, mbase është diametralisht e kundërt.  Dhe si rezultat i kësaj del në shesh e keqja dhe e mira; e para përplaset mbi shqiptarët, ndërsa e dyta mbi serbët.

Kur ndodhemi përballë Esad Pashë Toptanit, e vërteta është se kemi të bëjmë me një figurë shumë negative; ai nuk i zgjodhi mjetet për të përfituar çdo gjë vetëm për interesa të ngushta personale, kryesisht përmes intrigave, përçarjeve, tradhtive, pabesive, grabitjeve, vrasjeve, shantazheve etj. Megjithatë, akti më i shëmtuar është kur ua dorëzoi Shkodrën forcave malazeze, si dhe ai kur i mundësoi ushtarët serbë të kalonin nëpër Shqipëri, madje edhe duke i ndihmuar ata me të gjitha mënyrat e mundshme. Në fakt ai s’bëri asnjë tjetër, përveçse i shpëtoi ata serbë që më parë kishin shkretuar e vrarë shqiptarët e pafajshëm. Këtë gjë e dëshmon edhe kapiteni A. Thomas në librin e tij “Lufta detare në Adriatik”, të botuar në Paris më 1927.

Duke e përshkruar këtë periudhë të zymtë, në mes të tjerash, ai thotë se shumë ushtarë serbë vdiqën nga uria dhe lodhja. Siç pohon ai, këta ishin po ata serbë që kishin bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve. Megjithatë, e keqja është se Esad Pasha nuk u shqetësua fare për këtë plojë të paparë, por thjesht vendosi t’i ndihmonte ata me të gjitha gjërat që i kishte, duke ju ofruar atyre ushqim e veshmbathje, duke i strehuar, madje shpesh edhe duke luftuar me grupet kryengritëse shqiptare të cilat donin të hakmerreshin për atë që kishin bërë serbët ndaj tyre. Për të gjitha këto na njofton edhe M. Lasheri në librin e tij “Lufta e madhe në Ballkan”, të botuar në Paris më 1929. Pikërisht për shkak të këtyre veprimeve, Esad Pashë Toptani është bërë njeriu më i urryer në mesin e shqiptarëve. Siç e dimë, jetën e tij e mbylli në Paris nga plumbat e Avni Rustemit, ku edhe u varros pranë ushtarëve serbë.

Shikuar nga ky kënd historik, veprimtaria kaq negative dhe kaq e shëmtuar e Esad Pashës e cila po i lëndon shqiptarët tash e njëqind vjet, assesi nuk mund të shërbejë si një shembull pozitiv i bashkëpunimit me serbët siç mëtojnë. Të keqen që ua kishte shkaktuar ai bashkëkombasve të vet, nuk mund ta harrojnë ata që e ndiejnë veten si shqiptarë, e aq më pak që ta falin apo ta madhërojnë, siç dëshirojnë serbët.

Në të vërtetë, si shembuj bashkëpunimi mund të shërbejnë vetëm rastet që i kanë ndihmuar të dy popujt pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Ndërkaq, sa për Esad Pashën, që s’ka lënë gjë pa bërë kundër popullit të tij, duke ua hapur dyert serbëve nga të gjitha anët për të vrarë shqiptarë, ndoshta mund të jetë i mirë vetëm për kokat e sëmura të serbëve, por kurrën e kurrës edhe për mendjet e kthjellëta të shqiptarëve.

Me këtë model të mbrapshtë e çnjerëzor që parapëlqejnë për ta zbatuar gjatë marrëdhënieve me shqiptarët, serbët vetëm mund të armiqësohen edhe më tepër, t’i kruajnë e përskeqin plagët e rënda, por jo edhe të afrohen e të lirohen nga barra e urrejtjes.

Duke vendosur lule mbi varrin e Esad Pashës, ata thjesht hedhin plumba mbi shqiptarët. Ky lojalitet i njohur që po e kultivon me zell Serbia, nuk mund të jetë i pranueshëm në asnjë mënyrë për ta. Tanimë heroi i tyre Esad Pasha, të cilin e pat shpallur edhe Nikolla Pashiqi në kohën e tij, te shqiptarët ka marrë vulën e tradhtarit dhe nuk mund ta shlyejë askush. Por, mbase qëllimi është diku tjetër; Serbia edhe sot ende ëndërron që të ketë sa më shumë shqiptarë të cilët punojnë kundër popullit të tyre. Prandaj, gjërat do të mbeten të pandryshuara për sa kohë që ajo të keqen shqiptare e konsideron si të mirë për vete.

Previous Post

FRIKA VIRTUALE ME PORTRETET E ENVERIT

Next Post

Deputetet e mazhorancës të shqetësuar për funksionimin e shëndetësisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Deputetet e mazhorancës të shqetësuar për funksionimin e shëndetësisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.