DESTAN JONUZI
Definitivsht për ta kuptuar partin shqiptare në pushtet BDI të duhet të jesh më tepër se astronaut, se ndryshe as djalli por as engjëjt nuk mund ti bien në fije deklaratave e veprimeve të tyre.
Duke kopjuar mendime të analistëve dhe duke i përvetësuar për vete na dolën me tezën se këta ‘burra’ e paskan inkorporuar programin e tyre partiako-elektoral në programin qeveritar dhe bashkë me VMRO-DPMNE-në do të bëjnë mrekullinë që nuk e ka parë as në ëndërr shqiptari i Maqedonisë.
Ndërkohë që po krenohen me këtë veprim të tyre, pa pritmas Xhaferi i Musës deklaron se kanë dallime dhe se punët janë shumë keq, se Nikolla nuk do të dëgjon fare për asgjë madje aspak për programe, bile, bile ai u habit kur dëgjojë se dikush e dinte se ato bile edhe i ka përzënë nga mbledhja Gruevski duke ju treguar derën.
“Ja bëhuni të urtë e rini rahat, ose ja ku e keni derën. Ndryshe ne jemi marrë veshë se çka mund të merrni ju nga kulaçi shtetëror. Vetëm e vetëm rrogat tuaj … “, kështu ka parafrazuar Gruevskin, tezja Beti ajo e madhja nga Ministria e Kulturës që për çdo ditë si baba dimri ua ngrenë krerëve të BDI-së nga një Nexhat Agoll në lule të Shkupit.
Që ironia të jetë edhe më e madhe, këta lere që nuk kanë fuqinë dhe kapacitetin për t’ia bërë buxhetin e shtetit 25 për qind për shqiptarët, ato e kanë bërë atë në investime, në kulturë e investime kapitale zero në komunat shqiptare.
U treguan se janë të shumë të vegjël para Grujo-s edhe me rastin e bastisje së çdo lokali dhe çajtore shqiptare duke filluar nga Struga e deri në Kumanovë. Ndërkohë që ai ministri i tyre thotë se do ju kërkojë llogari kolegëve të VMRO-së , ato përgjigjen ja japin duke u shfrenuar mbi lokalet shqiptare me qindra e qindra polic sikur të kërkojnë bombën atomike e jo aparatin fiskal.
Nuk e kuptojë pse gjithë kjo zhurmë, gjithë ky siklet krijohet në momentin që qytetarët e Tetovës kërkojnë mbylljen e Jugohromit, e ato gjobisin për tym duhani.
Po parafrazojë një prononcim të liderit të së djathtës shqiptare në Maqedoni , ku thotë se “Kush e ndot ajrin e Tetovës më shumë, këta që pinë duhan, apo Jugohromi që nuk mund ta mbyllin? “.
E besa nuk ka mbet shqiptarë që këtyre të BDI-së ju ka thënë hallall se na kënaqët me këtë pushtetin tuaj. Vazhdoni se e keni “zbilu” siç thotë haxhia nga Llojani dhe ai nga Dobridolli.
Ndryshe “Shtrajk de va bojë” mileti.
















