Ec 145 është helikopteri i cili është rrëzuar para pak minutash në Liqenin e Shkodrës, pranë fshatit Grizhë. Sipas raportimeve më të fundit, ky është një nga tre helikopterët që janë blerë së fundmi nga Franca në shërbim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Aktualisht bëhet e ditur se ka humbur jetën piloti, i cili thuhet se ka qenë me eksperiencë, ndërsa mësohet se ka edhe një person të dytë që ka ndërruar jetë si edhe nj i tretë që është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Janë ende të pazbardhura rethanat e rënies, pasi mësohet se helikopteri është dëmtuar në një formë të tillë, që dyshohet se mund të jetë përplasur edhe në tokë gjatë uljes së emergjencës. Ndërkohë që polumbarët po kërkojnë edhe për një person të katërt në liqenin e Shkodrës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















