Situate vijon të paraqitetet alarmante në Kosovë nga koronavirusi.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 15 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 284.
Nga 461 mostra të marra kanë rezultuar pozitivë 218 prej tyre.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 285 persona, ndërsa numri i përhgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 9.492.




















