Një luftë e vërtetë ka ndodhur sot në Elbasan, ku raportohet se 71-vjeçari i cili hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi dy persona është ekzekutuar nga forcat RENEA.
71 vjeçari ka qëlluar ndaj forcavë të policisë dhe këto të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e lënë të vdekur në vend.
Zhurmë që ngjajnë me të shtëna arme, ulërima, të qara, panik e ankth. Kjo ishte panorama e asaj që po ndodhi në lagjen ’11 Nëntori’ në Elbasan. Banorët janë në ankth, dëgjohen ulërima dhe të qara.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas she rrit në familje. Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.




















