Kairo: Familja e një burri egjiptian, të cilin ata menduan se kishte vdekur dhe ishte varrosur, kanë mbetur të tronditur, pasi ai duket se është “kthyer nga të vdekurit”.
Mohamed El-Gammal, 40 vjeç, u gjet duke u endur në një nga varrezat në fshatin Kafr Al-Hosar në rajonin Sharqiyah në veri të Kajros.
Katër muaj më parë familja e tij kishte zhvilluar një ceremoni mortore për të, një funeral, por gabimisht kishin varrosur njeri tjetër.
El-Gammal, i cili kishte punuar si mësues dhe ishte i martuar me fëmijë, vuante nga sëmundje mendore dhe shpesh zhdukej deri në një muaj. Por në janar ai humbi dhe nuk u kthye më. Familja e tij vazhdonte ta kërkonte, derisa morën një telefonatë nga një i afërm i cili punonte në një spital lokal.
I afërmi u tha atyre se një kufomë e paidentifikuar kishte mbërritur në spital dhe familja shkoi për të parë nëse ishte El-Gammal. Të gjithë besuan se kufoma ishte e tij veç njërës nga motrat e tij.
Raporti thoshte se një mostër e ADN-së ishte marrë nga trupi, por rezultati nuk u mor kurrë nga familja dhe funerali ndodhi në 21 mars.
Katër muaj më vonë, El-Gammal i vërtetë u gjet i gjallë nga disa të rinj gjatë fundjavës dhe u dërgua në stacionin më të afërt të policisë.




















