Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Gjithçka nisi pas sherrit mes dy familjeve për shezlongët e plazhit, hotelet e të cilëve ishin fare pranë njëri-tjetrit.
Përveç biznesmenit Kujtim Ferracaku dhe vëllezërve Gocaj, Xhovano dhe Edmond, humbi jetën edhe punonjësi 20-vjeçar, Myzerim Zeneli.
Ai sapo kishte nisur punë në hotel Gocaj, kur ka mbetur viktimë e breshërive të armëve. Madje dita e djeshme, ishte dita e parë e punës për të si kamarier në këtë sezon turistik.
Ai rastisi të jetë i pranishëm në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë, ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.



















