Viktima i habiti mjekët që kishte mbijetuar pavarësisht lëndimeve të shumta të pësuara nga sulmi i gjatë i ngjashëm me skenën e Leonardo Di Caprios në filmin The Revenant.
Jube Valanti Adveppache ishte duke mbledhur kërpudha në një prej fushave të tij në Indinë jugore kur ariu e sulmoi pa parlajmërim.
58-vjeçari i tregoi policisë se si kafsha, një ari i njohur si Melursus ursinus, iu vërsul papritur dhe nuk po e linte që të ikte.
Burri tha se ariu e ndërpriste dhe e rifillonte vazhdimisht sulmin, deri pasi u largua pas tre orësh, kur u duk se u bind se e kishte vrarë atë./Mapo


























