Mësohet se të shtunën e kaluar është organizuar një takim mes Dylan dhe përfaqësueseve të Akademisë Suedeze për të rënë dakord për vendosjen e një date sepse do të zhvillohet një ceremoni private, ku kantautori do të përheq Nobelin.
Lajmi bëhet i ditur nga Akademia Suedeze, përgjegjëse për zgjedhjen e Laureatëve të Nobelit në Letërsi. Bob Dylan u shpërblye me këtë çmim tetorin e kaluar për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngëve amerikane, por ai zgjodhi të mos prononcohej e as të mos merrte pjesë në ceremoninë formale për pranimin e çmimit. Akademia konfirmoi se përfaqësues të saj do të takohen në mënyrë private me Dylan, në kryeqytetin suedez, ku 75-vjeçari pritet të performojë.























