Siç ka mësuar në këtë pozitë aktualisht në atë shkollë të kryeqytetit zv.drejtor e ushtron postin edhe Kadrije Sllamniku, e cila ka disa vite në këtë pozitë.
Valbona Kastrati, drejtoreshë në shkollën “Meto Bajraktari”, thotë se dy zyrtarët e shkollës në të njëjtën pozitë u paguan vetëm për një muaj, ndërsa mendon se nga muaji i ardhshëm ish-zëvendësdrejtoresha do të paguhet për një pozitë tjetër.
“Kadrije Sllamniku ka edhe gjashtë muaj për të dalë në pension. Por, si ka ardhur zv. drejtor Ukshini, ajo është sistemuar si bibliotekiste. Janë paguar vetëm për muajin e kaluar për pozitën e zëvendësdrejtorit. Muajin e ardhshëm pagesa bëhet mbi bazën e vendimit të pozitës bibliotekist. Kurse zv. drejtori i ri do të ushtrojë detyrën për të cilën është emëruar”, tha Kastrati.
Ndërkohë, zv. drejtori i ri që është pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i pa qasshëm.























