Dy shqiptarë, 31 vjeç dhe 25 vjeç janë arrestuar në Holandë pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për vrasje.
Dy shqiptarët u kapën në Roterdam, pasi janë dënuar në Itali me 30 vite burg. Ata u zbuluan nga qeni i tyre të cilin e kishin nxjerrë shëtitje.
Sipas mediave vendase, dy shqiptarët mbanin pa litar qenin dhe një oficer policie iu afrua atyre për t’i pyetur dhe u kërkoi kartat e identitetit. Të dy u largua me shpejtësi dhe policia u vu në ndjekje të tyre, duke i arrestuar.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se dy shqiptarët përdornin identitet të rremë rumunë. Ata do të ekstradohen për në Itali./SYRI.net/















