Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktimat: A.R, mashkull , 15 vjeç dhe V.D, mashkull , 14 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm, ku si rezultat i kësaj pak çaste pas raportimit të rastit, policia ka arritur të identifikoj personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast dhe aktualisht hetuesit policorë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.






















