Dy shqiptarë të dënuar nga drejtësia britanike me 27 vite burg, u ekstraduan dje drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Përparim Qefalinë dhe Ermal Hasanin, të cilët mbërritën në Rinas rreth orës 13:30 të ditës së djeshme.
Përparim Qefalia nga Tirana është dënuar me 17 vjet burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”, nga një gjykatë në Britani.
Ndërsa, 29-vjeçari Ermal Hasani, i cili rezulton banues në Kodër Kamzë, Tiranë, është dënuar në Britani me 10 vjet burg, për veprën penale “Thyerje e ligjit mbi drogat”.














