• Latest
  • Trending
  • All

Dy rrëfime kontradiktore të Dardan Molliqajt për Astrit Deharin (Video)

05/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy rrëfime kontradiktore të Dardan Molliqajt për Astrit Deharin (Video)

05/12/2016
in Aktualitet, Lajme
Pak ditë pas arrestimit të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimet se kryen sulmin me raketahedhës në objektin e Kuvendit të Kosovës, një orë para mesnatës së 5 gushtit, Sekretari Organizativ i kësaj lëvizjeje, Dardan Molliqaj, në një intervistë televizive kishte treguar një version të tyre për vendndodhjen e 6 të arrestuarve, në natën e sulmit, saktësisht në përiudhen kohore kur ndodhi rasti.

Por, pas tragjedisë së para një muaji në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku vdiq aktivisti i arrestuar, Astrit Dehari, që sipas autoritete kosovare u vetëvra, Molliqaj sërish ka dalë me alibi për sulmin që ndodhi në Kuvend, verën e këtij viti.

Derisa disa ditë pas arrestimeve Molliqaj deklaronte se i ndjeri Astrit Dehari në kohën e sulmit në Kuvend ndodhej në banesën e tij në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës, e që sipas tij këtë mund ta dëshmonte edhe bashkëshortja e 26 vjeçarit, Arta Boshtraj.

“Ky është Astrit Dehari….Vendndodhja në kohën që ka ndodh sulmi është banesa e tij, rruga “Muharrem Fejza” lagja e Spitalit, dëshmitar përveç kamerave të sigurisë është Arta Boshtraj, që është bashkëshortja e tij, po ne po i heqim dëshmitarët, kërkesa jonë është kamerat e sigurisë në orën e caktuar, që policia i siguron me urdhër të prokurorit le të shkon le ti merr, dhe kanë me vërtetu që Astrit Dehari në këtë kohë ka qenë në banesë. Në ora kaq ka hy në banesë dhe në ora kaq ka dal prej banese, kaq, ai s’ka mujt me fluturu”, pati deklaruar Molliqaj në intervistën e parë të tij, pak ditë pas arrestimeve.

https://dailymotion.com/video/x54g0w8

I njëjti, të enjten e javës së kaluar prezantoi një alibi të re, që provoi ta faktojë edhe me një video incizim, shkruan Gazeta Express. Çuditërisht, sot, e hënë, kjo video nuk ekziston në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, në facebook, ku ishte publikuar pas konferencës.

Tash, sipas fakteve të VV’së, Astrit Dehari del se nuk ishte në banesë paramesnatën e 4 Gushtit, por ndodhej në një dyqan në rrugën e lagjes ku ai banon. Madje, sipas videos që Molliqaj ua prezantoi të enjten mediave, Dehari ishte i shoqëruar nga Adea Batusha. Sipas kësaj video, që të dy kishin dalë së bashku nga banesa e Deharit dhe kishin shkuar në një dyqan në këtë lagje, pikërisht në kohën kur ka ndodhur sulmi në Kuvend.

E apostrofuara e fundit, Adea Batusha është po ashtu e bashkëdyshuar me Deharin dhe të tjerët për organizim dhe kryerje të sulmit e cilësuar si terrorist. Edhe ajo vetë kishte prezantuar një pasqyrim të vendndodhjes së saj, krejt tjetër nga kjo që tash po prezanton partia që drejtohet nga daja i saj, Visar Ymeri.

Batusha kishte prezantuar edhe vetë një pasqyrë të vendndodhjes së saj krejt tjetër, nga kjo që tash po prezanton partia që drejtohet nga daja i saj Visar Ymeri.

Në një intervistë dhënë nga arresti shtëpiak, Adea Batusha pati thënë se në momentin kur ndodhi sulmi në Kuvend ajo ishte duke pirë kafe në lagjen e spitalit, por duke mos përmendur fare Astritin. E as që ishte vizitore në banesën e tij, e që kishin dalë bashkë deri në dyqan.

Alibinë e Adeas e tregonte edhe sekretari organizativ i LVV’së, në intervistën e datës 29 shtatorit 2016. Ai atë kohë asnjëherë nuk potencoi se Batusha ishte duke e shoqëruar Deharin në një dyqan, pasi thoshte se ky i fundit ishte në banesën e tij i shoqëruar vetëm nga gruaja e tij.

Për Batushën ai thoshte si ishte duke pirë kafe në lokal.

https://dailymotion.com/video/x54g0fj

Objekti i Kuvendit të Kosovës, që ndodhet në qendër të kryeqytetit, natën e 4 gushtit ishte sulmuar me një granatëhedhës, nga dy persona. Për këtë sulm, policia në fund të gushtit kishte arrestuar gjithsej 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Tre prej tyre ishin ndalur në paraburgim. Aktualisht Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi vazhdojnë të mbahen në paraburgimin e Lipjanit, ndërsa Astrit Dehari ka vdekur javë më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe zëdhënësi i VV’së, Frashër Krasniqi dhe mbesa e kryetarit Visar Ymeri, Adea Batusha, të cilët mbahen në arrest shtëpiak. I fundit, Petrit Ademi është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjashtë të dyshuarit, mëngjesin e 30 gushtit ranë në duart e Policisë së Kosovës, pas bastisjeve që u kryen në shtëpitë e tyre, ku u gjeten edhe një arsenal armësh të ndryshme automatike.

Më shumë se dy muaj pas arrestimit dhe mbajtës në paraburgim, njëri prej të dyshuarve u vetëvra, sipas raportit të autopsisë, në Qendrën e Paraburgimit ku po mbahej, në Prizren.

I ndjeri, Astrit Dehari në kallximin penal të policisë tregohet derisa ka blerë motorin të cilin policia natën kur u krye sulmi në Kuvend e kishte gjetur të djegur, e që dyshohet se ishte përdorur nga sulmuesit për të kryer aktin terrorist.

Në pamjet e policisë, shihen edhe dy të arrestuarit e tjerë Atdhe Arifi dhe Egzon Halili, që e shoqëronin Deharin gjatë kohës kur pretendohet se blenë motorin ngjyrë të kuqe, afër një qendre tregtare në zonën industriale të Prishtinës.

Në kallximin penal të policisë, pretendohet se Adea Batusha ishte personi që kishte blerë një telefon në tregun e zi, në qendër të kryeqytetit, që sipas Policisë faktohet edhe me fotografi që kanë nxjerrë nga disa kamera të sigurisë që ndodhen në sheshet kryesore të Prishtinës. Ky telefon, më pas, në kallxim penal thuhet se u përdor nga blerësja Batusha dhe zëdhënësi i VV’së, Frasher Krasniqi që të dërgojnë një e-mail ku pranohej përgjegjësia e sulmit nga një grup fiktiv të ashtuquajtur ‘Rogovasit’. Mesazhi u ishte dërguar mediave, një ditë pas sulmit. Sipas policisë, pasi janë hetuar IP’të nga ku u dërgua e-mail’i, ka rezultuar se ka ardhur nga adresat e internetit afër banesës së Krasniqit, pikërisht nga telefoni që e kishte blerë Batusha.

Tags: albanianLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare që paraqiste tmerrin e luftës në Aleppo (Foto)

Next Post

100 VJETORI I VRASJES SË ARKIDUKËS – FRANZ FERDINAND I AUSTRISË NË SARAJEVË

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

100 VJETORI I VRASJES SË ARKIDUKËS – FRANZ FERDINAND I AUSTRISË NË SARAJEVË

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.