• Latest
  • Trending
  • All

DW: S’ka qeveri pa koalicione

15/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 13 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DW: S’ka qeveri pa koalicione

15/06/2017
in Aktualitet, Lajme

Shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë tregoi se asnjë koalicion apo subjekt politik nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë vet qeverinë e Kosovës.

Ndonëse akoma nuk është thënë fjala e fundit e KQZ, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) ka fituar rreth 34% të votave, apo 39 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje me 27% të votave do të ketë 31 deputetë, ndërsa koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa), me 26% te votave do të ketë 30 deputetë. Pakicat do të ketë 20 vende të garantuara – sa parashikohet me “diskriminimin pozitiv” në Kushtetutën e Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në një situatë të këtillë, koalicionet për krijimin e shumicës parlamentare janë të pashmangshme, sepse për votimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 deputetë, sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kërkohet krijimi i shpejtë i institucioneve.

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që sa më parë të fillojnë negociatat për krijimin e institucioenve të reja. Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se “votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë sa më shpejtë dhe me mirëbesim”. “Kjo ndihmon që udhëheqësit e sapozgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, citon gazeta Koha Ditore, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj beson se qeveria e re do të formohet shpejt pas çertifikimit të rezultateve. Ai është i vetëdijshëm që nuk i ka numrat e mjaftueshëm për qeveri, por shpreson një koalicion me LDK, me shpjegimin se me këtë parti ka pasur “një traditë të mirë bashkëpunimi”.

Koalicioni PAN-LDK

“Jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe përfshirjen e komuniteteve në qeveri. Por do të diskutojmë dhe konsultojmë edhe subjekte të tjera politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë. Jemi në përgatitje për marrëveshjeve potenciale me partnerët. Unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara, por do të shohim sesi do të rrjedhin gjërat”, shprehet Ramush Haradinaj. Mirëpo LDK është shprehu e prerë kundër koalicionit me PDK-AAK-Nisma dhe Ramush Haradinajn.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë koalicion më PAN-in.

“Në asnjë mënyrë dhe më asnjë kusht të vetëm nuk do të pranojmë koalicion më PAN. Na po presim t’i shohim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e zgjedhjeve dhe më pas të ulemi bashkërisht dhe të vlerësojmë çka është e drejtë te bëjmë. Nëse ne mbesim partia e tretë, ne nuk jemi në pozicion më zgjedhë. Do të shikojmë se cili është varianti më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Agim Veliu.

Vetëvendosja e sheh veten fituese

I nominuari i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pohon se kjo lëvizje ka dyfishuar votat dhe ka të drejtë të krijojë qeverinë. Ai i bëri thirrje LDK-së për koalicion. Vetëvendosje dhe LAA së bashku do të kishin 61 deputetë. Por sipas Kushtetutësk, mandati i parë i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota – pra PAN.

“Ne i bëjmë ftesë të gjithë koalicionit LDK-AKR-Alternativa që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, thotë Kurti. Ai shprehet se “nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër nga PDK” dhe shpreson se “pas dështimit të PAN për krijimin e qeverisë, radhë do ta ketë Vetëvendosje”.

“Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hapë rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”, është shprehur për mediet lokale Albin Kurti.

Zyrtarë nga LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Kriza politike

Analistët politikë parashikojnë krizë politike në përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Analisti politik i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se do të ketë vonesa dhe turbulenca në raport me formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ende mbetet e panjohur krejt gjendja, përderisa t’i shohim edhe rezultatet finale. Por ajo që dihet është se partitë e koalicionit PAN dhe LAA, kanë humbur shumë në këto zgjedhje. Na ana tjetër ka një rritje enorme të Vetëvendosjes, që vjen si rezultat i pakënaqësisë shumëvjeçare në raport me politikat e PDK-së dhe LDK-së. Rezultati është i pakënaqshëm për blloqet PAN dhe LDK dhe kjo vështirëson formimin e qeverisë”, analizon Naim Rashiti.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e specifikon qartë se, pas çertifikimit të rezultateve, Presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve, e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë.

Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuvend me listën e Qeverisë dhe të votohet. Nëse nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur nga mandatari i parë. Presidenti më pas në afat prej 10 ditësh e cakton mandatarin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Nëse as mandatari i dytë nga partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të sigurojë 61 vota të deputetëve për ta bërë qeverinë, atëherë, është në “diskrecionin” apo vullnetin e e Presidentit, nëse do t’ia jap mandatin partive të dyta dhe të treta (në bazë të përqindjeve në zgjedhje) që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Kështu thuhet në një interpretim të Gjykatës Kushtetutese, nga viti 2014.

Tags: albanian
Previous Post

Remi parashikon që Haradinaj do ta formojë qeverinë në afat rekord

Next Post

Në Ferizaj një kandidat për deputet ka marrë vota më shumë se Kadri Veseli (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Në Ferizaj një kandidat për deputet ka marrë vota më shumë se Kadri Veseli (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.